Shkencëtarët: Toka rrezikohet nga katastrofa që zhduku dinozaurët

Shkencëtarët: Toka rrezikohet nga katastrofa që zhduku dinozaurët

16:19, 11/02/2017
A+ Aa A-

Para 66 milionë vjetësh kishte ndodhur një katastrofë, që kishte nxitur shfarosjen masive të shumë qenieve të gjalla.

Besohet që kjo shfarosje ka ardhur si pasojë e goditjes së një asteroidi gjigant ose një eksplodimi vullkanik, që i kishte zhdukur dinozaurët nga faqja e dheut.

Për vite të tëra shkencëtarët kanë besuar që kafshët në pole kanë qenë mjaftueshëm larg sa për t’i shmangur dëmet dhe ia kishin dalë t’iu mbijetonin ndryshimeve klimatike. Mirëpo një studim i realizuar me mbi 6,000 fosile detare në Antarktik nga ajo periudhë tregon që kur dinozaurët ishin zhdukur, edhe jeta polare kishte pësuar një goditje të rëndë.

Sipas analizave të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të shumtë të përfshirë në këtë studim, 65-70 për qind e gjallesave që kishin jetuar në Antarktik në periudhën kur kishte filluar shfarosja masive, ishin zhdukur, duke e bërë Antarktikun njërin prej regjioneve më të prekura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco