Histori rrëqethëse/ Burrë kinez kishte ngecur në Indi, shkon në shtëpi pas 50 vjetësh

Histori rrëqethëse/ Burrë kinez kishte ngecur në Indi, shkon në shtëpi pas 50 vjetësh

07:19, 11/02/2017
A+ Aa A-

Një burrë kinez i cili ishte bllokuar në Indi për më shumë se 50 vjet, më në fund është ribashkuar me familjen e tij.

BBC kishte raportuar se si Wang Qi, një topograf i ushtrisë, i cili thotë se ai aksidentalisht ka kaluar në Indi në vitin 1963 nuk i kishin dhënë dokumentet e nevojshme që të largohej nga vendi.

Ai u vizitua nga diplomat kinezë, të cilët i thanë se janë duke bërë përpjekje për ta marrë atë përsëri, shkruan Syri.net.

Wang u prit nga anëtarët e familjes pas mbërritjes në Pekin, ku më pas do të nisen për në shtëpi në qytetin Xianyang.

Tashmë Qi është i martuar në Indi dhe ka edhe familje, por vetëm djali i tij e ka shoqëruar atë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco