VIDEO /Derrat kundër pitonit, ja kush fiton

VIDEO /Derrat kundër pitonit, ja kush fiton

19:30, 10/02/2017
A+ Aa A-

Një video e tmerrshme vjen këtë herë nga Laos në Tajlandë. Në të shihen pamjet e një pitoni gjigant i cili u shqye nga një grup derrash të egër, pasi ai hëngri një prej të vegjëlve të tyre.

Grupi i derrave iu vërsulën atij pasi ai u fut në vendin ku ata qëndronin dhe rrëmbeu gicin.

Në video mund të shihet barku i fryrë i gjarprit që mendohet të jetë trupi i gicit që ai ka gllabëruar. Gjarpri shihet teksa lëvizë në agoni, ndërkohë që derrat e egër bashkohen në sulm.

Pitoni 6 metra i gjatë nuk kishte shanse të arratisej sepse derrat e egër e kishin rrethuar nga të gjitha anët. Ata përdorën nofullat e tyre të fuqishme për të copëtuar trupin e gjarprit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco