Ajnshtajn mund të ketë gabuar: Hipoteza kontroverse në lidhje me gravitetin, kalon testin e parë

Ajnshtajn mund të ketë gabuar: Hipoteza kontroverse në lidhje me gravitetin, kalon testin e parë

20:02, 06/02/2017
A+ Aa A-

Një hipotezë kontraverse që sugjeron se të kuptuarit tonë të gravitetit është i gabuar, sapo ka kaluar testin e saj të parë.

E propozuar për herë të parë në vitin 2010, hipoteza e re pohon se graviteti në fakt sillet shumë më ndryshe sesa që teoria e Einstein-it ka predikuar dhe tani, një studim i pavarur i më shumë se 30 000 galaksive ka rezultuar në gjetjen e dëshmive të para që mbështesin këtë hipotezë.

Hipoteza në fjalë njihet si ¨hipoteza e Verlinde-s për gravitetin¨ në bazë të fizikanit teorik që e ka propozuar atë, Erik Verlinde, nga Universiteti i Amsterdamit. Nëse ajo ia del të përballoi me sukses testimet e mëtutjeshme, ajo mund të hedh poshtë disa nga idetë e shekullit të fundit për gravitetin – duke përfshirë këtu edhe nevojën e ekzistencës së materies së errët.

Për më tepër, ajo mund të jetë pjesë e gjetjes së gralit të shenjtë të fizikës moderne – ¨teorisë së gjithçkaje¨ teorisë së kërkuar për aq shumë kohë, që unifikon efektet e fizikës klasike me botën e çuditshme të mekanikës kuantike.

Problemi me të kuptuarit aktual të gravitetit – edhe pse mënyra aktuale e të kuptuarit të gravitetit pranohet gjërësisht si e saktë në mesin e komunitetit shkencorë – është se ajo nuk sqaron ekzistencën e tërë materies në Univers.

Në veçanti, hulumtuesit kanë treguar që ka më shumë forcë gravitacionale në Univers – e sidomos në galaktikën tonë – sesa që mund të prodhohet nga materia e dukshme në të.

Në përpjekje për të sqaruar këtë diskrepancë, shkenctarët kanë paraparë ekzistencën e materies së errët – një materie misterioze e shpërndarë në Univers që nuk mund të vrojtohet – dhe se kjo materie shkakton praninë e gravitetit shtesë. Por, pavarësisht dekadave të kërkimit dhe shumë kandidatëve për grimca të materies së tillë të errët, hulumtuesit nuk janë aspak më afër detektimit të materies së tillë.

Në anën tjetër, çasja e Verlinde-s, pohon se nuk kemi nevojë për ekzistencën e materies së errët, thjeshtë kemi nevojë të rimendojmë gravitetin.

Sugjerimi i tij është se graviteti nuk është forcë fundamentale e natyrës, por një fenomen në zhvillim, ashtu si temperatura zhvillohet si pasojë e lëvizjes së grimcave mikroskopike. Me fjalë të tjera, graviteti është efekti anësorë, jo shkaku, i asaj që ndodh në Univers.

Për gjashtë vitet e fundit, kjo hipotezë kishte mbetur e patestuar. Por tani, një ekip i hulumtuesve të Universiteti të Leiden-it në Holandë ka testuar atë për herë të parë, duke treguar se ajo mund të qëndroi si e saktë.

Ekipi i udhëhequr nga Margot Brouwer, ka studiuar shpërndarjen e materies në më shumë se 33 000 galaktika dhe ka pohuar se shpërndarjet e tilla vërtetë mund të shpjegohen pa pasur nevojë për ekzistencën e materis së errët.

Më tutje, ekipi ka krahasuar rezultatet e predikimeve të bëra nga teoria e përgjithshme e gravitetit e Einstein-it si dhe nga hipoteza e Verlinde-s dhe ka shpjeguar se këo rezultate përputhen (suksesi qëndron te fakti që hipoteza e Verlindes nuk kërkon ekzistencën e materies së errët).

Është me rëndësi të cekët se këto janë vetëm testet e para të hipotezës së re dhe se kërkohen shumë më shumë përpjekje për të shkuar përtej mënyrës sesi përgjatë një shekulli të plotë është menduar graviteti. /shkencamag/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco