FOTO/ Njihuni me mamin që pastron shtëpitë e meshkujve lakuriq: Burri më mbështet

FOTO/ Njihuni me mamin që pastron shtëpitë e meshkujve lakuriq: Burri më mbështet

19:42, 06/02/2017
A+ Aa A-

Emily Nikols është e martuar dhe bën një punë që shumë mund ta quajnë të pazakontë. Për të siguruar disa të ardhura për vajzën e saj të vogël, ajo punon si pastruese: fshin, lan, merr pluhurat dhe hekuros. Deri këtu asnjë e veçantë, por Emily i bëm të gjitha këto, lakuriq.

Megjithatë, ajo insiston se, klientët e saj “natyralist" janë zotërinj të vërtetë dhe ajo nuk ndihet si një objekt seksi.

Emily nga Liverpool i Anglisë thotë se edhe pse shfaqet lakuriq në shtëpitë e klientëve të saj, ata e kanë të ndaluar nuk kryen asnjë lloj marrëdhënie seksuale me ta.

    Emily 

    Për këtë punë, ajo tregon se paguhet 45 paund për orë.

    “Për mua të pastrosh lakuriq nuk është ndonjë gjë e madhe, është krejtësisht normale”, citohet ajo nga britanikja “The Sun”.

    “Burri im ishte fillimisht i shqetësuar për sigurinë time, por ai beson në mua. Unë jam një e rritur”, thotë Emily.

    Ajo thotë se për këtë punë i foli një mikesha e saj. Më pas kërkoi një internet dhe u punësua te një kompani, që ka rreth 80 punonjës, meshkuj e femra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

    Ata paguhen 45 paund në orë dhe klientët duhet të nënshkruajnë një kontratë që i ndalon ata rreptësisht të “avancojnë seksualisht”.

    Drejtoresha e kompanisë “Naturist Cleaners”, Laura Smith thotë se kompania ofron shërbime për meshkuj dhe femra dhe punëson dy lloje pastruesish: meshkuj dhe femra.

    Image

    Ajo tha se i lindi ideja për të hapur një kompani të tillë, pasi një “natyralist” i kërkoi që të pastronte nudo shtëpinë e tij.

    /Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco