Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Ginko, pema më e lashtë që lëshon gjethe ari

Ginko, pema më e lashtë që lëshon gjethe ari

14:35, 06/02/2017
A+ Aa A-

Ginkgo biloba është një pemë e lashtë kineze dhe në të njëjtën koha pema më e vjetër në botë. Gjethet e saj janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për trajtimin e çrregullimeve me qarkullimin e gjakut, për të përmirësuar kujtesën dhe dhimbjet e këmbëve. Duke u konsideruar si një fosil i gjallë, kjo pemë i ka mbijetuar shume dukurive kataklizmike. Pjesë të fosileve të ginkgos datojnë mbi 200 milionë vjet më parë. Ginkgo Biloba, e njohur gjithashtu si Maidenhair Tree, është një specie unike peme, e vetme në llojin e saj. Ginkgo Biloba është e famshme në Kinë dhe ka qenë për rreth 5 shekuj trajtim për sëmundje të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe dobësimin e flokëve. Aftësitë shëruese dhe rigjeneruese të Ginkgo Biloba rrisin qarkullimin e gjakut në të gjithë skalpin, duke ndrequr rënien e flokëve gjithashtu. Kjo bimë kineze e mrekullueshme është e pasur me ushqyes dhe vitamina të rëndësishme E & A të cilat sjellin në jetë të gjitha proceset e skalpit. 

Image

Teste të shumta klinike kanë treguar se kur të gjitha këto suplemente veprojnë me skalpin njerëzor, gjendrat e flokëve menjëherë fillojnë proceset e riparimit dhe rigjenerimit, duke siguruar flokë me fuqi të mjaftueshme për tu rritur sërish. Gjethet e saj dhe farat janë përdorur për shekuj në mjekësinë e lashtë kineze, kryesisht për trajtimin e astmës, sëmundjet e bronkeve dhe mushkërisë, si dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ndryshe kjo pemë quhet dhe Burimi i Rinisë, ndërsa druri i saj përdoret për mobilje. Ginkgo permban shume substanca të ndryshme të cilat ndahen në dy kategori kryesore Terpenoide ( te cilat ndihmojne ne rritjen e qarkullimit te gjakut) dhe Flavonoide (te cilat konsiderohen te jene antioksidante te fuqishem qe ngadalesojnë plakjen e qelizave). Ai gjithashtu përmban edhe ginkgolide dhe bilobalide, roli i të cilëve është të parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut, dhe në të njejtën kohë rrit përmirësimin e qarkullimit venoz, shkruan CRI shqip. Përbërës të tjerë të pranishëm janë aminoacidet, të cilat i japin qelizave strukturën e tyre dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave ushqyese si dhe proantocianidina, acid ginkgolik, acidi askorbiki dhe karotenoide. Përbërës tjetër i pranishëm është quercitina, e cila është një nga flavonoidet më të studiuara dhe një antioksidant më i fortë se vitamina E. Efektet kryesore te Ginkgo biloba jane mbrojtja e metabolizmit, forcimi i sistemit imunitar, parandalimi i formimit te tumoreve dhe ndihmesa në funksionimin e shëndoshë të trupit dhe organeve. Ginkgo mbron trupin në tërësi, përmirëson qarkullimin e gjakut në duar, këmbë dhe veçanërisht ne tru, duke e bërë trupin dhe mendjen shumë më të gjallë dhe vigjilente. Ajo është gjithashtu bima medicinale më e përdorur për luftimin e sëmundjeve degjenerative te trurit, çmendurisë, dhe për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes se Parkinsonit dhe Alzheimerit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco