Kur do ta godasë Tokën asteroidi ‘2016 WF9’?

Kur do ta godasë Tokën asteroidi ‘2016 WF9’?

23:09, 05/02/2017
A+ Aa A-

Shkencëtarët e NASA-s kanë paralajmëruar se një shkëmb gjigand i gjithësisë do të kalojë pranë Tokës.

Asteroidi i quajtur ‘2017 BS32’ kaloi pranë planetit tonë vetëm 160,000km, thuhet sipas shkencëtarëve.

Kalimi pranë Tokës i asteroidit “2017 BS32” vjen pas lajmeve se një tjetër shkëmb i madh, i emëruar “2016 WF9”, është rrugës për t’u përplasur me Tokën.

Por agjencia amerikane e hapësirës insiston se asteroidi do të digjet gjatë hyrjes së tij në planet, duke u shkatërruar në ajër.

Çfarë është ‘2016 WF9’ dhe a do ta godasë Tokën?

NASA ka konfirmuar se asteroidi ‘2016 WF9’ është duke iu afruar Tokës dhe do ta shohim në orbitën e planetit këtë muaj.

I vërejtur vonë në nëntor, shkëmbi i hapësirës është mes Jupiterit dhe Tokës. Ai pritet t’i afrohet Tokës më 25 shkurt, duke fluturuar në një distancë prej 32 milionë km nga planeti ynë, pretendohet.

Ekspertët në agjencinë e hapësirës besojnë se ‘2016 WF9’ është mes 0.3 dhe 0.6 km i madh. Nëse kjo është e saktë dhe asteroidi përplaset në Tokë, ai mund ta djegë tërë planetin.

Por interneti është duke shpërndarë pretendime nga një astronom i quajtur Dr. Dyomin Damir Zakharovich. Doktori ka akuzuar agjencinë e hapësirës se po fsheh faktet se ky asteroid është thjeshtë një fragment i planetit Nibiru, i cili është nisur në drejtim të planetit tonë.

Nibiru është një planet fiktiv i parashikuar se do të sjellë fundin e botës, sipas teoricienëve konspirativ. Besohet se ky planet do të lëshojë “shi asteroidesh” në Tokë, duke shkaktuar kështu shkatërrim në masë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco