Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Fluturimi më i gjatë me aeroplan: 16 orë nëpër 10 zona kohore

Fluturimi më i gjatë me aeroplan: 16 orë nëpër 10 zona kohore

18:26, 05/02/2017
A+ Aa A-

Aeroplani që niset nga Doha e Katarit, do të arrijë pas 16 orëve në Aucland të Zelandës së Re, duke e kryer fluturimin më të gjatë ndonjëherë.

Aeroplani do të kalojë nëpër dhjetë zona kohore, për të transportuar udhëtarët afro 15 mijë kilometra më larg, pandërprerë – diçka që nuk është bërë më herët, transmeton Telegrafi.

Veçanti e kësaj eksperience është se nisja bëhet të dielën në orën 5:00 të mëngjesit, derisa arritja është në 7:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Ky aeroplan kalon përmes Dubait dhe veriut të Omanit, para se të drejtohet nga oqeani për në pjesën jugore të Indisë dhe nga Sri Lanka. Pastaj do të kalojë nëpër Oqeanin Indian, derisa të arrijë në brigjet e pjesës perëndimore të Australisë ku është ende errësirë.

Mirëpo, nuk do të zgjasë shumë dhe sapo të ketë arritur në Sidney, dielli do ketë lindur e për tri orët e ardhshme udhëtarët do të kenë dritë.

Shërbimi në aeroplan ofron komoditet dhe shërbimin e duhur. Në këtë udhëtim të gjatë pasagjerët mund të shohin afro tetë filma. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco