Filloi Lufta e III Botërore? Putin bën thirrje për të forcuar ushtrinë

Filloi Lufta e III Botërore? Putin bën thirrje për të forcuar ushtrinë

16:39, 26/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për forcimin e forcave të armatosura dhe për “aftësi luftarake”, duke përfshirë reduktimin e kohës për vendosjen e njësive ushtarake.

“Rëndësia e forcave tokësore e lidhur me aviacionin dhe flotën por edhe në konfliktin ushtarak është e lartë. Detyra jonë është t’i japim atyre mbështetjen më të mirë financiare dhe pajisje moderne në mënyrë që të rritet aftësia e tyre ushtarake”, ka thënë Putin për “Sputniknews”.

Presidenti rus theksoi, se mobiliteti është një nga treguesit kryesor për gatishmërinë e forcave tokësore. Ai theksoi, gjithashtu se shpreson se forcat e armatosura ruse do të forcohen në mënyrë të konsiderueshme me avion të ri luftarak “MiG-35”.

“Unë shpresoj shumë se Forcat tona të Armatosur do të forcohen në mënyrë të konsiderueshme më këtë avion”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco