Astronauti: NASA po fsheh të vërtetën, në 25 shkurt Toka do pushtohet

Astronauti: NASA po fsheh të vërtetën, në 25 shkurt Toka do pushtohet

16:18, 26/01/2017
A+ Aa A-

Vitin e kaluar NASA detektoi një objekt, që mund të ketë qenë një kometë ose asteroid, duke ardhur në drejtim të Tokës.

Agjencia e hapësirës kishte thënë se objekti misterioz do të kalojë në mënyrë të sigurt pranë Tokës më 25 shkurt, në një distancë prej 51 milionë km.

Por një astronom i vetë-shpallur ka një teori tjetër, që sugjeron se asteroidi do të përplaset me Tokën më 16 shkurt dhe do të shkaktojë një cunami të madh.

Objekti i çuditshëm, i emëruar 2016 WF9, u zbulua vitin e kaluar nga misioni NEOWISE i NASA-së. Astronomi rus i vetë-shpallur, Dr. Dyomin Damir Zakharovich ka thënë se asteroidi është duke ardhur në drejtim të planetit tonë.

“Objekti që ata e quajnë WF9 la sistemin Nibiru në tetor kur Nibiru filloi të rrotullohej në të kundërtën e diellit”, tha ai.

“Që atëherë, NASA e ka ditur se do ta godasë Tokën. Por ata janë duke ua thënë njerëzve tani”, shtoi ai, shkruan Daily Mail.

Nëse e godet Tokën, thotë ai, mund të shkatërrojë qytete dhe të shkaktojë cunami. Por, NASA nuk mendon se objekti në fjalë do ta godasë Tokën, duke thënë se ai do të kalojë rreth 51 milionë km larg nga planeti ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco