13 dhe e premtja e zezë, çfarë i lidh bashkë?

13 dhe e premtja e zezë, çfarë i lidh bashkë?

17:40, 24/01/2017
A+ Aa A-

Jeni supersticioz? Ja përse e premtja  e datës 13 sjell ters. Nëse nuk janë (dhe me të drejtë), ne po ju tregojmë origjinën e këtij supersticioni popullor. Origjina e kësaj vjen që nga mitologjia skandinave. Ishin 12 dema-perëndi dhe më pas erdhi i trembëdhjeti, Loki. Por ai ishte shumë mizor me njerëzit. Që këtu 13-ta në tokë u bë shenjë e fatit të keq. Të tjerët e lidhin supersticionin me faktin se ishin 13 persona në Darkën e Fundit të Krishtit dhe i trembëdhjeti ishte  Juda.

Origjina e largët

Por numri 13 ka edhe domethënie të tjera që lidhen me fatkeqësitë. Historiani grek Diodorus në shekullin I para erës sonë, raporton se Filipi i II (shekulli IV para erës sonë), mbreti i Maqedonisë dhe babai i Aleksandërit të Madh, u vra nga truproja i tij. Kjo ndodhi pasi mbreti kishte vendosur një statuje pranë 12 perëndive të Olimpit.   Por ndoshta mosbesimi i 13-ës daton edhe me konceptet më të lashta astrologjise babilonase (ku 12 ishte numër i shenjtë, sepse ishte lehtësisht i ndashëm). Vetëm fakti që 13 është pas 12 do të sjellë fat të keq.

Fatkeqësia e së premtes

Për sa i përket ditës së premte, konsiderohet pa fat sepse Krishti u kryqëzua në atë ditë. Për myslimanët, në fakt është për të ardhur keq sepse kjo është dita kur Adami dhe Eva hëngrën mollën e ndaluar. Dallimi mes ditëve pozitive dhe negative ishte i njohur tashmë në traditën romake. Sipas tyre e marta ishte një ditë fatkeqe,  sepse i dedikohej  Marsit, perëndisë së mosmarrëveshjeve. Njëkohësisht, besohej se fëmijët e ngjizur ditën e premte do të kishin një jetë të vështirë dhe që me kalimin e viteve do të bëhej katastrofike. Origjina e besueshmërisë së premtes së zeze si një ditë pa fat, ishte e përhapur në të gjithë Europën dhe Amerikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco