A e dini si orientohen milingonat?

A e dini si orientohen milingonat?

23:55, 23/01/2017
A+ Aa A-

Milingonat janë specie fantastike, të cilat mendohet se përveç kujtesës  shfrytëzojnë dhe diellin për të lëvizur.

Kjo e cilësuar si një dhuratë tjetër e tyre e panjohur më parë. Pikërisht milingonat janë në gjendje për të orientuar veten në sajë të diellit dhe të kujtesës së tyre normalisht. Ky fakt i veçantë është treguar së fundmi nga një studim i kryer në Univeristetin e Edinburgut.

Studimet e mëparshme kanë treguar se milingonat udhëtojnë vetëm duke përdorur kujtesën vizuale, ndërsa tani ato ecin dhe duke u ndihmuar nga dielli.

Duket diçka e pabesueshme, por është piëkrisht pozicioni i diellit, i cili i tregon rrugën këtyre krijesave të vogla pikërisht në udhëtimet e tyre të përditshme. Të pajisura me një sens të jashtëzakonshëm të drejtimit milingonat e dinë se si duhet të mbajnë piëkrisht drejtimin e duhur të udhëtimit pa marrë parasysh pozitën e trupit të tyre në hapësirë.

Me fjalë më të thjeshta ato e dinë ta dallojnë informacionin për të ndërmarr një rrugë përpara se mun ti orientojë dikush.

Milingonat kur kthehen me ushqimin mbi supe zakonisht ecin mbrapsht dhe arsyeja pse ndodh kjo gjë është fare e thjeshtë shmangia e rënies së peshës mbi to. Duke vepruar kështu ato përfitojnë nga kujtesa vizuale dhe korrigjojnë drejtimin e udhëtimit të tyre. Konstatimi kryesor është se milingonat mund të kuptojnë drejtimin e tyre thjesht udke u orientuar me trupin e tyre.

Një fakt tjetër i treguar nga shkencëtarët se pse milingonat ecin mbrapsht ëshët dhe për të kontrolluar mjedisin e tyre, duke e përdorur këtë informacion për të vendosur një kurs që lidhet me pozicionin e diellit. Në këtë mënyrë këto insekte janë në gjendje që të ruajnë ose të kujtojnë rrugën e kthimit për në shtëpi.

Hulumtimi që ka treguar këtë rezultat është kryer në bashkëpunim me shkencëtarët nga Universiteti Australian dhe ai i Lincoln.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco