FOTO/ Grimcat e arit të rëna për 15 vjet mbi tapetin e argjendarisë e kthejnë në thesar

FOTO/ Grimcat e arit të rëna për 15 vjet mbi tapetin e argjendarisë e kthejnë në thesar

10:32, 23/01/2017
A+ Aa A-

Richard Blampied nga Jersey i Anglisë kishte vendosur të ndërronte tapetin 15-vjeçar të argjendarisë që drejtonte së bashku me vajzën e tij. Por, para se ta hiqte, e dërgoi në punëtorinë ku bëhej shkrirja e metaleve të çmuara, transmeton Telegrafi.

Pas procesit të shkrirjes, aty dolën mijëra pjesëza shumë të imta ari, platini dhe argjendi, që së bashku kapnin vlerën e 16 mijë eurove. Ato kishin rënë mbi tapet gjatë kohës kur përpunoheshin stolitë nga shtatë mjeshtrit që punonin në atë argjendari.

“Jemi të befasuar me sasinë e pjesëzave me vlerë, që ishin mbledhur në tapet. E dija se mund të kishte diçka aty me vlerë, por jo kaq shumë” tha Blampied lidhur me rastin. “Këto as janë vjedhur, as janë të humbura, por thjesht janë  shpërndarë andej këndej nga gdhendja si pjesë e procesit të punës.”

Paratë nga shitja e kësaj sasie  janë vendosur të dërgohen për bamirësi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco