VIDEO-FOTO/ NASA publikon për herë të parë pamjet e planetit të mistershëm Titan

VIDEO-FOTO/ NASA publikon për herë të parë pamjet e planetit të mistershëm Titan

08:53, 23/01/2017
A+ Aa A-

Një video e re e publikuar nga NASA tregon saktësisht se si duket kur ulesh në një botë të huaj. Mund të duket si një film fantashkencë, por skenat në videon e re kanë ndodhur në të vërtetë, 12 vite më parë.

Video është realizuar kur sonda Huygens e NASA-s, zbriti në botën e mistershme të Titan, Hëna më e madhe e Saturnit, i njohur ndryshe edhe si binjaku toksik i Tokës.

Video përfshin një animacion që tregon pikërisht këtë moment. NASA e ka publikuar këtë video në prag të përfundimit të misionit Cassini, ndërsa anija do të ulet në shtator të këtij viti në planetin Saturn.

Ulja në planetin Titan, sipas drejtorit të shkencës planetare të NASA-s përbën edhe uljen më të largët të njeriut në një botë të huaj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco