Ja dobitë e pirjes së ujit me kripë, ndihmon edhe në dobësim

Ja dobitë e pirjes së ujit me kripë, ndihmon edhe në dobësim

01:41, 23/01/2017
A+ Aa A-

Uji me kripë është një mënyrë e mirë për të përmirësuar shëndetin e organizmit tuaj. Për këtë është e rëndësishme që të merrni një majë luge kripë (varet nga preferenca e çdo kujt) dhe konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll për shtatë ditë.

Disa nga dobitë që sjell uji i kripur janë;

Futja e mineraleve në organizëm

Shkencëtarët pajtohen me faktin se gota me ujë dhe kripë do të ndikojë për mirë në trupin tuaj. Kjo pije e thjeshtë ndihmon trupin të rigjenerohet dhe të largoj helmet, pasi jonet pozitive dhe negative të ujit dhe kripës së detit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Hidratimi

Trupi e absorbon ujin dhe kripën në mënyrë të mirë dhe të shpejtë sepse të dyja janë substanca natyrore. Jonet pozitive të trupit dhe jonet negative të ujit lidhen me njëra ­tjetrën.

Detoksifikimi

Uji i kripur ka aftësi antibakteriale dhe ka aftësi që të largojë toksina nga trupi. Kjo do të parandalojë edhe krijimin e baktereve dhe sëmundjeve të ndryshme nga to.

Trajton pagjumësinë

Mineralet e gjendura në ujin me kripë mund të shërbejnë për të qetësuar sistemin nervor sepse këto minerale gjenden me shumicë në ujë dhe kripë.

Eshtra të shëndetshëm

Është e dobishme për kockat sidomos për ata që vuajnë nga osteoporoza.

Përfitimet në lëkurë

Nëse keni provuar kremra dhe losione të ndryshme të lëkurës, duhet ta provoni edhe këtë përzierjen, shkruan albeu. Ju do të shihni se një gotë me ujë të kripur mund të largojë papastërtitë nga lëkura juaj dhe ajo do të duket e shëndetshme dhe plot jetë.

Humbje e peshës

Kjo pije do të ndihmojë edhe në humbjen e peshës dhe do të mbush trupin tuaj me minerale dhe kripëra të nevojshëm për organizmin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco