FOTO /Njihuni me komunitetin që jeton si para 200 vjetësh

FOTO /Njihuni me komunitetin që jeton si para 200 vjetësh

20:06, 22/01/2017
A+ Aa A-

Kolonia Huterit në Pincher Creek, në pjesën jugore të Alberta-s në Kanada, jetojnë si të ishte viti 1800. Ata nuk kanë as internet, as email dhe as nuk mund të gjenden përmes GPS. Nëse kaloni andej, po qe se jeni me fat, ata mund t’ju ftojnë për drekë dhe t’ju shoqërojnë përreth.

Ata hanë së bashku ulur në një tavolinë të gjatë, tri herë në ditë, 365 ditë në vit. Meshkujt ulen në njërën anë, ndërsa femrat në anën tjetër. Huteritët flasin anglisht me vizitorët. Ndërsa mes vete ata flasin një lloj gjuhe afër gjermanishtes, që jep të kuptojë se ata kanë ardhur prej Tirolit të Austrisë, Moravisë dhe Transilvanisë në Ukrainë. 

Më pas ata kanë arritur në Amerikën Veriore në vitin 1800, duke sjellë me vete fenë e krishtere, dhe duke ruajtur formën e veshjes qysh prej asaj kohe, ku meshkujt veshin këmisha dhe pantallona të zeza, ndërsa femrat veshin fustan të gjatë dhe mbajnë shami në kokë.

Rrobat janë të punuara me dorë, ndërsa palltot i blejnë në Walmart, ngaqë kështu u kushton më lirë.  Ata flasin ngadalë dhe në mënyrë të qetë. Nuk nguten për ta përfunduar bisedën. Ata nuk kanë televizor në shtëpi, nuk kanë të ngjitur gishtin për ekrani të telefonit dhe as që bëjnë përditësim të statuseve nëpër rrjete sociale.  Nuk është lehtë të jesh huterit.

Duhet të kesh besim dhe t’u përmbahesh rregullave. Ata mund ta braktisin këtë mënyrë jetese nëse dëshirojnë, por shumica nuk e bëjnë këtë.  Njerëzit nga jashtë mendojnë se ata nuk mund të përshtaten me botën reale përreth. Në fakt, ç’është e vërteta ata janë të kënaqur me mënyrën e tyre të jetës dhe ata e dinë mirë këtë. /Tesheshi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco