FOTO /Ja vendet ku janë kapur UFO-t

FOTO /Ja vendet ku janë kapur UFO-t

16:12, 15/10/2016
A+ Aa A-

Pamja e UFO-ve është regjistruar thuajse në tërë regjionet e botës. Por, në disa vende, takimet me UFO raportohen shumë më shpesh, duke formuar të të ashtuquajturat, pika të nxehta.

Trekëndëshi i Uelsit

Pikat përreth vendit Dajfed, Uells, në vitin 1977 ofronin krejt nga pak: pamje të UFO-ve, balona shkëlqyes të dritës, që ndiqnin veturat, si dhe alienët, të cilët shikonin në dritaret e njerëzve. Rasti më i dalluar: një UFO i cili preferonte që të rrinte pezull mbi një shkollë, radiot, TV-të dhe veturat të cilat pushonin së funksionuari pa ndonjë arsye të veçantë, por edhe teleportimi i një numri të madh bagëtish nga njëri, te vendi tjetër. Uellsi është njëri ndër vendet që ofrojnë mundësinë më të madhe për të parë UFO.

Trekëndëshi M

Trekëndëshi M mund të jetë vendi më i mirë në Rusi për ta parë një UFO. Banorët e këtij regjioni të thellë malor, rastet e tilla i konsiderojnë përditshmëri të tyre, ku vlejnë të përmenden: dritat e çuditshme, makinat e paidentifikuara fluturuese, takimet me krijesa të tejdukshme, si dhe simbolet dhe shkronjat e çuditshme të shkruara në qiell. Ka edhe njoftime se, njerëzit që vizitojnë Trekëndëshin M, zhvillojnë fuqi mbinjerëzore, gjë që mund të ketë ndikuar pse ky vend është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të agjencive ruse të inteligjencës.

Kanadaja

Nuk ndodh shpesh që një shtet i tërë të emërtohet si "pikë e nxehtë" për pamjen e UFO-ve. Por, Kanadaja e meriton këtë epitet. Raporti vjetor i Kërkimeve ufologjike thotë se, midis viteve 2011 dhe 2012, pamjet e UFO-ve janë rritur më shumë se dyfish. Sipas dëshmitarëve, janë parë objekte me forma të ndryshme, sfera, pjata, bumerang, etj. Njëri ndër rastet më intriguese të pamjes masive të UFO-ve në Kanada ka ndodhur në vitet 1975-76, ku UFO-t u panë nga qindra njerëz dhe u përshkruan si miqësore.

Autostrada bregdetare e paqësorit

Kaliforni UFO-t shihen rregullisht përgjatë autostradës bregdetare të Oqeanit paqësor, përgjatë tërë distancës nga San Diego deri te San Francisko. Gjatë Luftës së Dytë Botërore një fluturake ishte parë të fluturonte mbi Los Anxheles, me ç'rast ushtria e kishte gjuajtur atë me më shumë se 1500 projektila të artilerisë, por pa i shkaktuar asnjë dëm. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco