Shkencëtarët zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë

Shkencëtarët zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë

18:13, 22/01/2017
A+ Aa A-

Shumë persona, në përpjekje të dëshpëruara për të jetuar më gjatë, përpiqen të gjejnë forma dhe mënyra të zgjasin jetën e tyre. Tashmë shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën se si të keni jetëgjatësi, por nuk ka për të qenë e lehtë për më të shumtët prej jush.

Një studim ka përcaktuar se të mos bësh seks të bën të jetosh më gjatë.

Ekspertët e këtij studimi kanë marrë si shembull murgeshat, të cilat kanë prirje të jetojnë më shumë vite sesa njerëzit e tjerë.

Fillimisht kanë qenë ekspertët kërkimorë të Universitetit të Sheffield që morën si rast studimor buburrecat, pasi meshkujt e këtij lloji jetonin më gjatë kur nuk merrnin pjesë në aktin seksual me femrën.

Hormonet e çliruara nga akti sjellin ulje të sistemit imunitar të trupit.

Çlirimi i spermës e hormoneve i bën ata më të prekshëm ndaj sëmundjeve apo infeksioneve vdekjeprurëse.

Pavarësisht se sistemi i buburrecave nuk është i njëjtë me të njeriut, dr.Michael Siva-Jothey thotë se mekanizmi është i njëjtë.

Murgjit, famulltarët, murgeshat, janë të prirur të jetojnë më shumë dhe jo prej përkatësisë fetare apo mbrojtjes së Zotit.

Besohet se shkak kryesor  bëhet fakti se nuk kanë çrregullim të presionit të gjakut apo sëmundje zemre.  /Blitz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco