Flet inxhinieri italian: Ja si është jeta pas vdekjes

Flet inxhinieri italian: Ja si është jeta pas vdekjes

16:53, 21/01/2017
A+ Aa A-

Një incident në lëvizje, një goditje në kokë pavarësisht kasketës, dy muaj në koma dhe një siguri: kur i afrohesh vdekjes, fundi nuk të krijon frikë. Është ky bilanci i traumës së jetuar nga Luca F., sot 50 vjeç, një inxhinier nga Milano, që më shumë sesa 25 vjet të shkuara ka eksperimentuar me veten një eksperiment pranë vdekjes. Madje, më shumë sesa një.

“Ndërkohë që isha në koma, më ndodhte të kisha ‘shkreptima’ të ndërgjegjes për atë që ishte duke ndodhur rrotull meje. Mbaj mend babanë dhe nënën time që flisnin mes tyre dhe motrës time, që në atë kohë ishte e sapo diplomuar për mjekësi, e cila kërkonte informacione. Më pas, të gjithë kanë pohuar se këto ngjarje kanë ndodhur me të vërtetë. Një ditë megjithatë, ndërkohë që ishin të bashkuar në dhomën time, u ndjeva pezull në ajër, në një kënd. Shikoja veten time në shtrat, të gjithë ata rrotull meje dhe nënën time që qante. Kjo skenë ka ndodhur me të vërtetë: ka qenë një moment veçanërisht i vështirë, mjekët nuk ishin të sigurt nëse do t’ia dilja. Pak ditë para zgjimit të plotë, u gjenda në fillimin e një tuneli, në fundin e të cilit shkëlqente një dritë e madhe.

Provova një ndjesi paqeje të madhe dhe harmonie, të cilën nuk e provova më pas. Përparoja në tunel drejt dritës, por në një pikë të caktuar u ktheva pas, sikur ai vend nuk ishte ende për mua”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco