VIDEO-FOTO/ Njihuni me supermakinën që do ti mbrojë jetën presidentit Donald Trump

VIDEO-FOTO/ Njihuni me supermakinën që do ti mbrojë jetën presidentit Donald Trump

08:04, 21/01/2017
A+ Aa A-

Donald Trump ka nisur epokën e tij në krye të SHBA-së, ndërsa dje është betuar si presidenti i 45 i Amerikës.

Por presidenca e tij do të sjellë edhe një nivel të ri sigurie për “Komandantin”, duke filluar me një limuzinë të re dhe luksoze të blinduar që përgjithësisht ka nofkën "Bisha".

“Cadillac One” është makina e re e presidentit të SHBA-së dhe thuhet se është e pajisur me një numër të madh sistemesh sigurie dhe mbrojtjeje, duke përfshirë një top që hedh gaz lotsjellës para dhe pas, si dhe armë në kolltuqet e pasagjerëve.

Makina ka kushtuar të paktën 1.5 milion dollarë që të ndërtohet me qëllim që ti bëjë ballë sulmeve të shumta. Dyert dhe dritaret të cilat mund të sprapsin plumba që mund të shpojnë edhe automjetet e blinduara ushtarake.

Ajo brenda saj ka edhe shishe me grupin e gjakut të presidentit në rast se ai plagoset. Dyert e mjetit janë aq të rënda sa është e pamundur që të hapen nga brenda. Duhet një burrë i stërvitur mirë që të hapë ato dyer, por gjithmonë nga jashtë.

Përveç kësaj, makina ka edhe dy topa që hedhin gaz lotësjellës, para dhe pas. Gjithashtu edhe një pompë uji në raste emergjente. Ajo që është më e rëndësishme sigurisht është efekti njeri.

Përveç teknologjisë së avancua, makina 7 vendëshe është gjithmonë e ruajtur dhe mbikëqyrur nga agjentët e shërbimit sekret që sigurojnë jetën e Presidentit, të cilët janë ndër më të stërviturit në botë. /SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    goni21/01/2017 12:40

    ...kljo makine eshte prodhuar me porosi te Obames dhe ka kushtuar 30 miljon $.....Obama mendoi se i ka te fituara zgjedhjet klintonia dhe beri nje porosi te tille, e perdori shume pak dite......te majtet jane kudo ne bote, te njellojte ne shpenzime luksi si ne SHBA dhe ne Shqiperi......sa me shpejte te shpetojme nga keto krijesa aq me mire do te jete per ne....

    Shto koment

    Denonco