Shokon prifti: Ja çfarë është djalli

Shokon prifti: Ja çfarë është djalli

20:39, 20/01/2017
A+ Aa A-

Një prift ekzorcist 80 vjeçar nga Meksika që ka kryer të paktën 6 mijë ceremoni ekzorcizmi thotë se edhe Djalli i trembet atij. Atë Francisco Lopez Sedano, nga Mexico City, tha se kur Djalli i flet nëpërmjet personave të pushtuar, ai i përgjigjet:

Unë jam askushi, por unë vij nga Krishti, Zoti yt dhe ti duhet që të ikësh menjëherë. Unë të komandoj ty në emrin e tij që të largohesh”, deklaroi në një intervistë të fundit se Djalli është një person dhe jo një gjë, duke vënë në dukje se Jezusi është përballur me Satanain shumë herë.

“Kur flet me një demon, nuk po komunikon me diçka, por me një person”, i tha ai Hoy Los Angeles. “Qëllimi i Satanait është që të na ndajë nga Zoti, të na frikësojë, të na kërcënojë, të na bëjë të dridhemi. Ai na sjell dembelizmin, frikën, gjumin, mosbesimin, dëshpërimin, urrejtjen, çdo gjë negative”, Por prifti i 6 mijë ekzorcizmave theksoi se Djalli e zotëron një njeri vetëm nëse ai ose ajo e lejon që ta bëjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco