Fakte interesante për lojërat e fatit dhe botën e kazinosë

Fakte interesante për lojërat e fatit dhe botën e kazinosë

04:31, 19/01/2017
A+ Aa A-

Nëpër botë janë të shumta paratë që qarkullojnë përmes lojërave të fatit dhe kazinove. Po ashtu janë të shumta milionat që shpenzohen çdo muaj nga lojtarët profesionistë dhe jo vetëm. Origjina e lojërave të fatit është shumë e lashtë, ndërsa në kohën e tyre ato konsideroheshin si një aktivitet shoqëror. Madje ka disa persona që të tillë e konsiderojnë ende. Si për të gjitha gjërat edhe në këtë drejtim koha ka modifikuar shumë elementë. Më poshtë do të njiheni me disa kuriozitete që kanë të bëjnë me lojërat e fatit dhe botën e kazinove.

Kazinoja e parë

Kazinoja e parë është ndërtuar në vitin e largët 1638 në Venecia. Ndërsa emri i saj qe i famshmi Casanova. Origjina e fjalës “kazino” është franceze nga e cila ende sot e kësaj ditë kuptohet një sallë lojërash fati.

Qytetarët e Monakos

Ligji nga ato anë është shumë i qartë: nëse je qytetar i Monakos nuk mund të futesh absolutisht në sallat e lojërave të fatit të lokaliteteve të mbretërisë. Ai që krijoi këtë ligj qe Karlo III, gjatë mbretërimit të tij në vitet 1856 – 1889. Ligji u vendos për të mbrojtur qytetarët e Monakos nga humbjet e rrezikshme të parave.

Mashtrimi me zaret

Janë të shumtë ata persona të cilët nuk e dinë këtë kuriozitet: qe filozofi i madh dhe matematikani Aristoteti ai që shkroi kohë më parë një guidë të detajuar mbi botën e zareve. Në këtë guidë, Aristoteli shpjegonte se si mund të manipuloheshin mundësitë në lojën e zareve, ose më mirë akoma, si mund të mashtrohej me këtë lojë. Objektivi i tij ishte thjesht demonstrimi i një teorie për lojën dhe mos zbulimi i kurtheve për të. Mendohet se vetë Aristoteli ka qenë një lojtar i zareve.

Zbulimi i ruletës

Shpikja e ruletës, për shumë simbol i lojës në kazino, i atribuohet matematikanit Blaise Pascal. Më kurioz është fakti se, qëllimi i Blaise nuk ishte ndërtimi i një loje, por një makinë që mbahet në lëvizje të vazhdueshme.

Ruleta, loja e djallit

Nuk e dimë nëse jeni në dijeni të faktit se po të mbledhim të gjithë numrat që ndodhen në lojën e ruletës, numri përfundimtar është 666. Për këtë motiv, loja e ruletës merr emrin “loja e djallit”, sepse ky numër është një numër ters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco