Lajm i çuditshëm/ Lind fëmija me 3 prindër

Lajm i çuditshëm/ Lind fëmija me 3 prindër

23:24, 18/01/2017
A+ Aa A-

Pas vitesh të tëra përpjekjeje të pasuksesshme, ata janë bërë prindër të një fëmije, që erdhi në jetë përmes një metode të rrallë: atë të fekondimit “in vitro” me 3 persona.

“The Times” raporton se mjekët në Kiev përdorën një metodë të quajtur tranferimi pronuklear, në atë që konsiderohet si herë e parë në botë. Gjithsesi, ky nuk është fëmija i parë i lindur me ADN-në e 3 prindërve.

Vogëlushja që erdhi në jetë më 5 janar mendohet të jetë bebja e dytë me 3 prindër. Një tjetër fëmijë u krijua përmes një metode paksa të ndryshme në Meksikë, vitin e kaluar.

Ekipi mjekësor i Kievit fertilizoi vezët e nënës me spermën e babait, e më pas transferoi gjenet e kombinuara në vezën e një dhurueseje. Fëmija ka identitetin gjenetik të prindërve, e gjithashtu një pjesë të vogël ADN-je nga gruaja e dytë.

Shkencëtarët shpikën këtë lloj metode për të ndihmuar gratë që rrezikojnë të trashëgojnë çrregullime serioze gjenetike, të kenë një fëmijë të shëndetshëm. Por klinika “Nadija” në Kiev përdori teknikën për të ndihmuar një çift jopjellor, e jo një që bartte sëmundjen mitokondriale.

Ekspertët britanikë e kanë cilësuar rastin si shumë eksperimental.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco