Zbulime të reja të fisit Maja. Ja e vërteta për fundin e botës

Zbulime të reja të fisit Maja. Ja e vërteta për fundin e botës

22:42, 18/01/2017
A+ Aa A-

Në murin e një strukture të vogël, varrosur nën mbeturinat e pyjeve në Guatemala, arkeologët kanë zbuluar shënime në lidhje me kalendarin hënor Maja, të cilat ata thonë se mund të jenë të dhënat e para të njohura nga përfaqësues të këtij qytetërimi të lashtë.

Këto shënime i përkasin të njëjtit kalendar Maja që është menduar ndonjëherë gabimisht të parashikojë fundin e botës në 21 dhjetor 2012. Hulumtuesit, të cilët ndihmuan në zbulimin dhe dëshifrimin e këtyre shkrimeve, thanë se kalendari Maja parashikon një progresion të madh në këtë periudhë, e cila do të fillojë në dhjetor të këtij viti, si një cikël i ri kalendarik.

Ekspertë nga Universiteti i Bostonit thonë se kalendari Maja do të vazhdojë për miliarda e triliona vjet në të ardhmen, një numër i madh që ne nuk mund as ta imagjinojmë.

Nënshkrimet e zbehta numerike në mure në Guatemala masin kohën në periudha gjashtë mujorë, bazuar në ciklet e hënës. Gjithashtu janë gjetur foto të vogla të perëndive të Majave.

“Duket shumë  qartë se ajo që kemi këtu është një kalendar hënor”, thotë një tjetër studiues.

Ka mundësi që numrat në mur të jenë shkruar nga një prift, i cili mund të ketë qenë një figurë e rëndësishme e fisit Maja,pasi monarkët ishin shumë të interesuar në astronomi dhe mundoheshin të harmonizonin ritualet e shenjta me ngjarjet në qiell.

Muri u përdor në të njëjtën mënyrë ashtu si një shkencëtar i kohëve moderne mund të përdor një tabelë të bardhë, të shkruajë në të formulat më të shpeshta, në vend që t’i shkruajë ato në një liber.

Fakti që këto detaje kalendarike ishin gdhendur në mur, ka bërë që ato të rezistonin  më mirë se në çdo libër, pasi asnjë libër nuk ka mbetur që nga periudha kur  janë bërë mbishkrimet, ndoshta rreth vite 800 pas Krishtit, thonë studiuesit.

Përveç numrave te gdhendur, ka pasur foto në muret e tjera të strukturës, duke përfshirë një imazh të një mbreti, të ulur mbi një fron.

Këto piktura ishin arti i parë Maja i gjetur në muret e një shtëpie, thonë studiuesit.

Struktura, e mbuluar me vegjetacion, u zbulua në vitin 2010 në kompleksin e shkatërruar Maja, në Xultun në një zonë të pyjeve të Guatemalës. Xultun, një herë e një kohë shtëpia e dhjetëra mijëra njerëzve, shtrihet mbi 31 km katrorë dhe mijërave strukturave që kanë mbetur ende pa u zbuluar.

Eshtë e pazakontë që këto gjetje të ekzistojnë. Shkrime të tilla dhe vepra arti mbi mure nuk rezistojnë në ultësirën e Majave, sidomos në një shtëpi të varrosur vetëm një metër nen sipërfaqe./standard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco