Shuma marramendëse që Zuckerberg ka fituar dy javët e para të janarit

Shuma marramendëse që Zuckerberg ka fituar dy javët e para të janarit

22:38, 18/01/2017
A+ Aa A-

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg është pasuruar përreth 5 miliardë euro neto në vetëm dy javët e para të 2017, duke e bërë njeriun me të ardhurat më të larta në këtë vit.

Çmimet e aksioneve të Facebookut, 410 milionë prej të cilave janë të Zuckerbergut, janë në ngritje dhe tani vlerësohet se kanë vlerë mbi 50 miliardë euro, shkruan The Sun.

Sipas Forbes, që e bën renditjen në kohë reale të miliarderëve në botë, e rendit Zuckerbergun si personin e pestë më të pasur në botë pas Bill Gates, Warren Buffet, Jeff Bezos dhe Amancio Ortega – që secili prej tyre ka një pasuri prej 77 miliardë euro.

Por, themeluesi i Facebookut në këtë fillimvit ka lënë prapa të tjerët sa i përket të ardhurave. Për këtë rritje të madhe nuk është përgjegjëse ndonjë ngjarje e veçantë, por kjo lidhet me fushatën e lartë të Facbookut për të trajtuar përmbajtjet e lajmeve të rreme.

Të mërkurën kompania ka lansuar “Journalism Project” në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet me mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco