Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ Këto kanë qenë dashnorët më të mëdhenj të botës

FOTO/ Këto kanë qenë dashnorët më të mëdhenj të botës

22:22, 18/01/2017
A+ Aa A-

Edhe pse tani shumica trishtohen për shkak të vërshimit gjithnjë e më të madh të amoralitetit dhe të rrënimit të sistemit të vlerave, mbase po ata mbrojtës të bastionit të ndershmërisë dhe sinqeritetit do të befasoheshin sikur të dinin që ngjarjet e tanishme nuk janë kurrfarë risie as prodhim i Perëndimit, siç dëshirojnë të thonë disa. Në seks njerëzit janë kënaqur nga dita e parë të fillimit dhe të mbarimit të tij, ndërkaq edhe Kamasutra është shkruar para më shumë se një mijë e pesëqind vjetësh.

Kohë më parë në Indi dhe në Kinë në gërmime janë gjetur statuja të vjetra disa mijëra vjetësh, në të cilat janë treguar pozat më të llojllojshme seksuale. Është parë që as seksi në grup, as seksi me kafshët paraardhësve tanë nuk u ka qenë dukuri e huaj dhe as e çuditshme.

Përse, pra, aq llahtari ndaj variacioneve të sotme seksuale, nëse dihet që paraardhësit tanë, edhe pa teknologji të zhvilluar, kanë qenë herë-herë edhe më “të krisur”, por më të ditur se ne sot. Për këtë arsye, t’i hedhim një “shikim” pak krevateve dhe të hedhim shikimin në atë se çka ka ndodhur në ato krevate para më shumë se disa shekujsh…

Kaligula – (Gaj Cezar) perandori romak (12 – 41 të erës sonë)

Image

Ka përdhunuar njërën nga motrat e veta, ndërkaq të tjerat i ka detyruar në prostitucion. Pasi të ketë fjetur me ndonjë femër (pa marrë parasysh se a ka dashur ajo apo jo), ia ka ndaluar të bëjë dashuri me ndonjë mashkull tjetër. Duke puthur në qafë ndonjërën nga dashnoret e tij, ka pasur dëshirë t’i pëshpëriste në vesh: “Kurdo që të më teket, do të ta heq këtë kokë të bukur”.

Leonardo da Vinçi (1452-1519)

Image

Krahas veprave të shumta artistike dhe zbulimeve shkencore, “ka zbuluar” edhe lajthitjen më të madhe. Në të vërtetë, Leonardo ka vizatuar diagramet e hollësishme të penisit në të cilat shihen kanalet të cilat janë bashkuar me mushkëritë. Ai ka menduar që nëpërmjet këtyre kanaleve ajri fryhet penisi – arrihet ereksioni.

Konti Rishele – shtetar francez (1766 – 1822)

Image

Këtij aristokrati vërtet duhet ndarë shpërblimi për gjakftohtësi. Kur e ka takuar partneren e vet jetësore në një pozitë shumë delikate me një mashkull të panjohur, Rishele vetëm ka thënë: “Zonjë, duhet të jeni shumë më të kujdesshme. Çfarë do të ndodhte nëse në këtë situatë do t’ju kishte gjetur ndonjë tjetër e jo unë”.

Napoleon Bonaparte (1769-1821)

Image

Ka pasur më shumë dashnore sesa të gjithë sundimtarët e mëparshëm francezë bashkërisht. Dashuri ka bërë në shpejtësi dhe në mënyrë të vrazhdë – “Sikur zjarrfikësi kur shuan zjarrin” – ka deklaruar bashkëshortja e tij e parë, Zhozefina.

Luis Kerol – autor i veprës “Liza në botën e çudive” (1832 – 1898)

Image

Pasion ka pasur fotografimin e vajzave lakuriq, të cilat akoma nuk kanë hyrë në pubertet. Ndërkaq, meqenëse këtë gjë nuk e dinë, në shkolla akoma gëzon famë si shkrimtar i mirëfilltë i fëmijëve, i cili i ka dashur shumë fëmijët. Po shihet përse i ka dashur.

Leopold fon Zaher- Mazoh (1836 – 1895)

Image

Derisa ka qenë fëmijë në një rast është fshehur në  dollap dhe ka shikuar tezen e vet duke u bërë seks me dashnorin. E kanë zbuluar dhe e kanë rrahur goxha shumë. Kombinimi, seks + dajaku = kënaqësi e ka shoqëruar deri në fund të jetës. Ka insistuar që dashnoret të jenë të veshura në rroba lëkure derisa e kanë rrahur. Është kënaqur edhe kur i kanë sjellë meshkujt, ndërkaq vetë i ka shikuar fshehtas nga anash.

Anri de Tuluz Lotrek – piktor francez (1864-1901)

Image

Ka banuar në bordel. Pos kësaj, ka vuajtur edhe nga hipertrofia – rritja jonormale e penisit (tani do të mund të ishte yll i filmave pornografikë), kështu që nga bashkëbanueset e tij ka marrë nofkën “Gjym çaji”.

Mbretëresha Maria Tereza – sundimtare e Austro-Hungarisë

Image

Goxha mirë e ka shpërblyer mjekun e vet, i cili i ka ndihmuar të tejkalojë jetën e pakënaqshme seksuale me burrin e vet, vojvodën nga Loreni (ndonëse me vojvodën ka lindur 16 fëmijë, së paku ai konsiderohet si baba, mirëpo…). Mjeku i ka ndihmuar në atë mënyrë që ka thënë se “është e domosdoshme që vulva e Hirësisë së Saj para koitusit një kohë të konsiderueshme duhet të përkëdhelet me dorë.”

Zhozefina de Boarne – bashkëshortja e parë e Napoleonit (1763-1814)

Image

Ka qenë shumë e zhurmshme kur ka bërë dashuri, kështu që, disa herë e ka zgjuar gjysmën e personelit të Oborrit me britmat e saj.

Polina Bonaparte – motra e Napoleonit (1780-1825)

Image

Nimfomane e papërmirësueshme e cila është martuar me njeriun i cili, për kërkesat e saj ka pasur penisin shumë të vogël. Kur ka gjetur madhësinë e përshtatshme, aq shumë i ka pëlqyer sa që mjekët i kanë rekomanduar të ndërpresë atë lidhje  – e cila ka qenë tepër e rrezikshme për gjendjen e saj shëndetësore.

Ledi Dezhejn Elensborou – aventuriere angleze (1807 – 1881)

Image

Ndër dashnorët e saj ka pasur edhe mbretin Ludvig të Bavarisë, djalin e tij Oto, mbretin e Greqisë, si edhe shkrimtarin Balzak. Është qetësuar kur është martuar me një sheik beduin. Kur i ka mbushur 73 vjet, në ditarin e saj ka shënuar: “…kaloi tashmë një muaj e 20 ditë që kur Megjueli për herë të fundit ka fjetur me mua. Çka po ndodh kështu?”.  /NGJYRA.COM

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco