Bota drejt tragjedisë /Studiuesit: Konflikti Kosovë-Serbi dhe Lufta e III Botërore

Bota drejt tragjedisë /Studiuesit: Konflikti Kosovë-Serbi dhe Lufta e III Botërore

19:01, 18/01/2017
A+ Aa A-

‘Ballkani është fuçi baruti’. Kjo shprehje ka bërë që shumë studiues të teorive konspirative në botë të hamendësojnë se Lufta e III Botërore do të nisë shumë shpejt. Shembull konkret është dhe provokimi i fundit që Serbia i bëri Kosovës, pak ditë më parë me trenin.

Teoricienët konspirativë besojnë se shumë shpejt NATO do të përballet me Rusinë dhe Kinën, dhe fushëbeteja do të jetë Europa Lindore.

Ndërkohë që pak kohë më parë drejtuesit e ushtrisë amerikane kanë pranuar se Lufta e III Botërore do të ndodhë shumë shpejt dhe do të jetë “jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe e shpejtë”.

Major William Hix tha se një konflikt global i në të ardhmen e afërt do të jetë tejet vdekjeprurës, i shkurtër dhe Shtetet e Bashkuara të vetme nuk do të kenë në dorë mbylljen e tij.

Ai shtoi gjithashtu se janë pikërisht këto shtete, pra Rusia dhe Kina, që përbëjnë rrezikun më të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas gjeneralëve dhe figurave të tjera kryesore të ushtrisë amerikane, të cilët kanë bërë të ditur parashikimet e tyre për konfliktet botërore, kanë thënë se Kina dhe Rusia janë dy shtete që kanë zhvilluar së tepërmi ushtritë e tyre, duke përdorur edhe teknologji të reja.

Gjeneralët amerikanë japin alarmin se Lufta e III Botërore është e pashmangshme dhe do të vijë shumë shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco