Njihuni me Pepin, përbindëshin e Misisipit

Njihuni me Pepin, përbindëshin e Misisipit

18:14, 18/01/2017
A+ Aa A-

A e dini se edhe lumi Misisipi e ka përbindëshin e vet? Nuk e kemi ditur as ne. Emri i tij është Pepie dhe ai është parë në liqenin Pepin, i cili paraqet kufirin midis Minesotas dhe Uiskonsinit. Legjenda e Pepie-t është e vjetër dhe daton nga ndërtimtarët indianë të Amerikës, të cilët jetonin përgjatë tërë Misisipit, nga gjiri i Meksikës, e deri burimi i lumit, në Minesota. Këtë e konfirmon Chad Lewis, autor i një libri të ri, me titull “Pepie: The Lake Monster of the Mississippi River” .

Lewis, një banor i Uiskonsinit, ka shkruar edhe 17 libra të tjerë rreth të çuditshmes dhe të pashpjegueshmes dhe thotë se ajo që e dallon Pepie-n nga tregimet e tjera rreth përbindëshave të ngjashëm është shpërblimi prej 50,000 dollarëve për kokën e tij.

Biznesmeni Larry Nielson e ka ofruar këtë shpërblim për ata që ofrojnë dëshmi rreth ekzistimit të përbindëshit, me qëllim të ngjalljes së turizmit në atë zonë. Shpërblimin ende nuk e ka marrë kush. Në vitin 1876, gazeta “Anita Tribune” përmendte shkurtimisht ekzistimin e këtij përbindëshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco