Jeni të varur nga bixhozi, ja si të shpëtoni nga ky ves i keq

Jeni të varur nga bixhozi, ja si të shpëtoni nga ky ves i keq

17:48, 18/01/2017
A+ Aa A-

Probleme me kumarin, patologjia e kumarit apo varësia ndaj kumarit, të gjitha përshkruajnë një sjellje shkatërruese ku njerëzit shpenzojnë kaq shumë kohë dhe para në vendosjen e basteve që po shkaktojnë dëm në aspektet e tjera të jetës si psh familja dhe puna. Ata bëhen të varur nga sjellja e tyre, të paaftë për të ndaluar dhe të tërhequr vazhdimisht nga kumari, ndërkohë që bien në një borxh, duke dëmtuar marrëdhënie të rëndësishme dhe duke shkaktuar probleme në punë.

Reklama

Është e lehte të mendosh për kumarin si një shans për të bërë para lehtë. Por shumë njerëz me varësi ndaj kumarit nuk ndalojnë kur fitojnë një shumë të madhe ata thjesht i shpenzojnë paratë për të vendosur edhe më shumë baste deri sa paratë mbarojnë. Një studim amerikan tregon se 6 % e të rriturve kanë probleme serioze me kumarin në një pikë të jetës së tyre.

Efektet e varësisë ndaj kumarit

Ekspertët më së shumti i shohin efektet e kumarit si një varësi ndaj një gjendje psikologjike të ndryshueshme. Mendohet të jetë e ngjashme me efektet e drogave stimuluese me ndjenjat e thrillit dhe ekzaltimit lidhur me rrezikun, duke shkaktuar një efekt të lartë natyral. Kërkimi tregon që këto ndjesi janë të lidhura me rritjen e nivelit të neurotransmetuesit noradrenaline në tru. Me kohën, kumarxhiu gradualisht shqetësohet për vesin e tij, siç bëjnë shumë të varur nga droga. Ata shpesh ndjejnë nevojën të zmadhojnë masën e bastit të tyre për të patur të njëjtin efekt psikologjik, dhe luftojnë për të kontrolluar dhe për të ndaluar sjelljen e tyre.

Trajtimi për problemin e kumarit

Çdo kumarxhi është unik dhe kërkon një program përmirësimi të veçantë për të. Çfarë funksionon për njërin, nuk është e thënë të funksionojë për të gjithë. Hapi më i mirë për trajtimin është të kuptosh se ke një problem me kumarin. Kjo kërkon fuqi të madhe dhe tepër kurajë, sidomos nëse keni humbur shumë para dhe ju është shkatërruar jeta. Shumë të tjerë kanë qenë në gjendjen tuaj dhe ia kanë hedhur. Të kalosh varësinë ndaj kumarit nuk është kurrë e lehtë, por shërimi është i mundshëm nëse i përmbaheni trajtimit dhe kërkoni ndihmë.

Terapia për kumarin

Terapia e sjelljes konjitive (njohëse) për problemet me kumarin fokusohet në ndryshimin e sjelljeve dhe mendimeve të pashëndetshme si arsyetimi dhe besimet e pavërteta. Kjo mund t’u mësojë kumarxhinjve problematikë si të luftojnë dëshirën për të luajtur, si të përballen me emocione të pakëndshme në vend që të vrapojnë drejt basteve dhe si të zgjedhin problemet financiare, të punojnë dhe të rregullojnë marrëdhëniet e prishura prej varësisë. Qëllimi i terapisë është të rilidhin neuronet e trurit të varur duke menduar për kumarin në një mënyrë të re. Një variacion i terapisë konjitive të sjelljes quhet “Programi me katër hapa” dhe është shumë i suksesshëm në rezultate. Synimi i kësaj terapie është të ndryshojë mendimet dhe besimet tuaja rreth kumarit në katër hapa: riemërim, rishikim i tipareve, ripërqendrim dhe rivlerësim. Kërkesa për një terapist nuk do të thotë se jeni të dobët apo që nuk mund të përballeni me problemet tuaja. Terapia është për njerëz që janë mjaftueshëm të zgjuar për të kuptuar se u duhet ndihmë. Mund t’ju japë mjetet dhe ndihmën për të rikuperuar jetën tuaj.

Varësia dhe problemi

Varësia ndaj kumarit është një lloj çrregullimi i kontrollit të impulseve. Këta njerëz nuk mund ta kontrollojnë impulsin kur vjen puna për të luajtur kumar, edhe nëse ai po i dëmton ata dhe të dashurit e tyre. Njerëzit e varur nga kumari mendojnë vetëm për të dhe dëshirojnë vetëm të luajnë, pavarësisht pasojave. Ata vazhdojnë të luajnë kumar në çdo situatë dhe në çdo gjendje shpirtërore. Edhe kur ata e dinë se shansi është kundër tyre, ata s’mund ta pranojnë humbjen dhe nuk mund t’u rrinë larg kazinove ose qendrave të basteve. Megjithatë ekziston edhe një shkallë më e ulët e atyre që luajnë kumar. Këta janë njerëz që kanë një problem me bastet dhe lojërat e fatit, por nuk kanë dalë tërësisht jashtë kontrollit. Problemet e kumarit janë çdo lloj sjelljeje që lidhet me kumarin dhe që shkaktojnë dëme në jetën e atyre që luajnë. Nëse ju jeni të dhënë pas kumarit, shpenzoni gjithnjë e më shumë kohë dhe para pas tij dhe nuk hiqni dorë pavarësisht pasojave, atëherë keni problemin e të luajturit kumar.

Shenjat dhe simptomat e problemit të kumarit

Varësisë ndaj kumarit, i referohen si një ‘sëmundje e padukshme’, për shkak se nuk ekzistojnë shenja të dukshme fizike apo simptoma si te përdorimi i drogës dhe alkoolit. Kumarxhinjtë zakonisht e mohojnë ose e zvogëlojnë problemin. Ata madje shkojnë shumë larg për të fshehur zakonin e keq të kumarit. Për shembull, kumarxhinjtë shpesh largohen nga njerëzit e dashur, hyjnë pa u ndjerë në shtëpi dhe gënjejnë për vendet ku kanë qenë.

Trajtimi për problemin e kumarit

Çdo kumarxhi është unik dhe kërkon një program përmirësimi të veçantë për të. Çfarë funksionon për njërin, nuk është e thënë të funksionojë për të gjithë. Hapi më i mirë për trajtimin është të kuptosh se ke një problem me kumarin. Kjo kërkon fuqi të madhe dhe tepër kurajë, sidomos nëse keni humbur shumë para dhe ju është shkatërruar jeta. Shumë të tjerë kanë qenë në gjendjen tuaj dhe ia kanë hedhur. Të kalosh varësinë ndaj kumarit nuk është kurrë e lehtë, por shërimi është i mundshëm nëse i përmbaheni trajtimit dhe kërkoni ndihmë.

Terapia për kumarin

Terapia e sjelljes konjitive (njohëse) për problemet me kumarin fokusohet në ndryshimin e sjelljeve dhe mendimeve të pashëndetshme si arsyetimi dhe besimet e pavërteta. Kjo mund t’u mësojë kumarxhinjve problematikë si të luftojnë dëshirën për të luajtur, si të përballen me emocione të pakëndshme në vend që të vrapojnë drejt basteve dhe si të zgjedhin problemet financiare, të punojnë dhe të rregullojnë marrëdhëniet e prishura prej varësisë. Qëllimi i terapisë është të rilidhin neuronet e trurit të varur duke menduar për kumarin në një mënyrë të re. Një variacion i terapisë konjitive të sjelljes quhet “Programi me katër hapa” dhe është shumë i suksesshëm në rezultate. Synimi i kësaj terapie është të ndryshojë mendimet dhe besimet tuaja rreth kumarit në katër hapa: riemërim, rishikim i tipareve, ripërqendrim dhe rivlerësim. Kërkesa për një terapist nuk do të thotë se jeni të dobët apo që nuk mund të përballeni me problemet tuaja. Terapia është për njerëz që janë mjaftueshëm të zgjuar për të kuptuar se u duhet ndihmë. Mund t’ju japë mjetet dhe ndihmën për të rikuperuar jetën tuaj.

Si ta kuptoni nëse keni probleme me kumarin

Ju mund të keni probleme me kumarin nëse:

1. Nëse ndieni nevojën ta mbani kumarin të fshehtë. Nëse ju e fshihni faktin kur luani kumar ose gënjeni rreth frekuencës kur luani, me mendimin se të tjerët nuk do t’ju kuptojnë ose nëse doni t’i habisni ata me një fitim të madh.

2. Keni probleme me kontrollin e kumarit. Kur fillon të luash kumar, a mund të largohesh? Apo jeni të vendosur që të luani edhe qindarkën e fundit, duke shtuar bastin që të fitoni çfarë keni humbur?

3. Luani edhe kur s’keni para. Një shenjë e keqe është kur bëheni gjithnjë e më të dëshpëruar për të rikuperuar humbjet tuaja. Do të luani derisa të shpenzoni gjithçka keni me vete, paratë, çeqet, kartat e kreditit, makinën madje edhe gjëra që s’janë tuajat.

4. Mund të ndiheni në presion për të marrë borxh, shitur apo vjedhur gjëra që të bëni para për kumar. Është një rreth vicioz. Ju mund ta besoni me të vërtetë se do të fitoni çfarë keni humbur, por jeni duke shkuar drejt një vrime të zezë.

5. Familjarët dhe miqtë janë të shqetësuar për ju. Mohimi e bën problemin e kumarit të vazhdojë. Nëse familja dhe miqtë janë të shqetësuar dëgjojini me kujdes. Mendojeni mirë sesi kumari po ndikon në jetën tuaj. Nuk është dobësi të kërkoni ndihmë.

Kumari dhe vetëvrasja

Kur ata që luajnë shumë lojëra fati ndihen të pashpresë, rreziku që të kryejnë vetëvrasje është i lartë. Është shumë e rëndësishme t`i merrni seriozisht bisedat ose mendimet për vetëvrasje tek personat e varur nga kumari. Për t`i dhënë zgjidhje këtij problemi kërkoni ndihmën e specialistëve ose metoda të tjera bashkëkohore në internet.

Simptomat e varësisë ndaj kumarit përfshijnë:

– Shpenzojnë sasi të vazhdueshme kohe duke luajtur kumar

– Duke vendosur sasi të mëdha parash vazhdimisht sepse mundohen të rekuperojnë humbje apo thjesht për të patur të njëjtën ndjesi

– Kumari fillon të ketë prioritet mbi marrëdhëniet personale dhe të punës duke Gënjyer familjen dhe kolegët.

– Duke i fshehur familjes sasinë e shpenzuar apo humbjet në bixho

– Duke vjedhur vetëm për të luajtur (apo merr borxh përkohësisht, por pa patur në plan për t’a kthyer mbrapsht)

– Mungesë të kuptuari që ka një problem (ose mohim të problemeve) edhe pse ka prova për të kundërtën

– Humbje e interesit për hobi të tjera apo për jetën sociale

– Simptoma fizike në pamundësi për të luajtur për ndonjë arsye, si ankthi, irritimi apo dhimbja e kokës, probleme stomaku, rrahje të forta zemre dhe frikë.

– Simptoma të lidhura me stresin, veçanërisht depresionin, i cili mund të jetë i madh.

Rreziqet e varësisë ndaj kumarit

Efektet dëmtuese të varësisë ndaj kumarit janë më së shumti rezultatet e kohës dhe parave të shumta të shpenzuara nga vesi. Borxhet e mëdha janë një problem i vazhdueshëm për kumarxhinjtë. Krimi është një tjetër rrezik sepse kumarxhinjtë mundohen për të gjetur para për të luajtur apo për të paguar borxhin, pjesa më e madhe e gjejnë veten në burg për grabitje apo mashtrim. Kumarxhinjtë problematikë rrezikojnë të humbasin marrëdhëniet dhe punën. Ka gjithashtu një lidhje me drogën dhe alkolin rreth 50 % e bixhozxhinjve kanë probleme me alkoolin. Probleme të tjera të shëndetit mendor janë gjithashtu të përhapura, veçanërisht depresioni. Kumarxhinjtë janë dyfish të prirur për vetëvrasje.

Të menaxhosh varësinë ndaj kumarit

Përafrimi më i mirë për të trajtuar varësinë ndaj kumarit është duke përdorur një formë të mbështetjes dhe ndërhyrjes psikologjike. Kjo mund të përfshijë të kërkojë ndihmë nga profesionistët apo të bashkohesh një grupi vetë-ndihmues për varësinë ndaj kumarit. Këto grupe ofrojnë ndihmë lokale, me telefon apo online.

Hapi i parë është të mundohesh të kuptosh pse zhvillohet varësia, dhe cilat strese të tjera apo probleme mund të jenë duke shmangur. Kjo mund të zbulohet prej terapisë individuale apo në grup. Terapia e njohur e sjelljes ka treguar që është efektive dhe mund të ndihmojë të kuptojmë se çfarë e shkakton kumarin dhe mënyrat në të cilat mund të ndryshojnë sjellje. Trajtimet mjekësore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në çlirimin e stresit dhe depresionit që fshihet nën të.

Këshillim i mirë i menaxhimit të borxheve mund të jetë një pikë kritike për ndihmë ndaj zvogëlimit të stresit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco