Ja sa paguhen presidentët nëpër botë

Ja sa paguhen presidentët nëpër botë

13:15, 18/01/2017
A+ Aa A-
Menjëherë pas zgjedhjes president, Donald Trump njoftoi se për punën në këtë post do të merrte vetëm shifrën simbolike prej 1 dollari në vit. Për një miliarder si ai, heqja dorë nga paga nuk duhet të jetë një sakrificë e madhe. Por sa fusin në xhep udhëheqësit kryesorë në botë?

Presidentët amerikanë gëzojnë një pagë prej 400 mijë dollarësh në vit. Aq kanë qenë të ardhurat e Barack Obamës në secilin prej 8 viteve të mandatit të dyfishtë. Në total bëjnë 3.2 milionë dollarë, ndërsa e konvertuar në ditë bëhet fjalë për 1.095 dollarë.

I dyti pas presidentit në largim renditet kryeministri kanadez, Justin Trudeau. 45-vjeçari sportiv, që çdo vit merr 262 mijë dollarë, gati dyfishin e pagesës së një parlamentari kanadez. Nuk mund të mos ishte bujare paga për gruan më të pushtetshme të botës, Angela Merkel, që siguron 240 mijë dollarë për shërbimin e saj, më shumë se kushdo tjetër në Europë.

Presidenti francez vlen 194 mijë dollarë, ndërsa kryeministrja britanike 178 mijë. Në Itali, kolltuku i “Palazzo Chigi” vlen 124 mijë dollarë në vit. Ndërkohë, kriza ekonomike e Rusisë, e përkeqësuar edhe nga sanksionet e konfliktit në Ukrainë, nuk i ka bërë mirë rublës, e as xhepave të presidentit Vladimir Putin.

Nëse në vitin 2014 shijoi një pagë prej 7.7 milionë rublash, apo 193 mijë dollarësh, në vitin 2015 rroga e tij u rrit në valutën lokale në 8.9 milionë rubla, por e këmbyer në monedhën amerikane ajo rezulton e ulur në 137 mijë dollarë.

Presidenti i Republikës Popullore të Kinës mbështetet te 22 mijë dollarë të ardhura në vit, po aq sa marrin edhe 22 pjesëtarët e Komitetit të përhershëm të zyrës politike të Partisë Komuniste kineze.

Për drejtuesin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë dhe një vendi me 1.4 miliardë njerëz, shifra duket pak e ulët, sidomos nëse krahasohet me udhëheqësin ekzekutiv të Hong Kongut, që merr plot 545 mijë dollarë në vit.

/ Top Channel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

HERMES18/01/2017 22:38

Per Top Enver Hoxhen doja te thoja qe Putin merr aq sa ta ket oreksin. Ai dhe Kinezet,Koreano V, Irani, Kuba. gjith komunistet paraja ska vlere me. Kan pushtet mbi paran. Diktator dhe pik.

Shto koment

Denonco