Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Horoskopi kinez: Erdhi viti i Gjelit të Kuq të Zjarrit

Horoskopi kinez: Erdhi viti i Gjelit të Kuq të Zjarrit

10:20, 18/01/2017
A+ Aa A-

Viti i ri kinez po afron. Tashmë e dini se bashkë me të njihemi dhe me Horoskopin Kinez, i cili përbëhet nga 12 kafshë. 2017 është viti i Gjelit të Kuq të Zjarrit, që nis më 28 janar 2017 dhe përfundon më 15 shkurt 2018.

Ky është viti i 4714 sipas kalendarit hënor kinez.

Sipas astrologjisë kineze fati i njeriut parashikohet bazuar në 4 shtylla dhe 8 hieroglife. Kjo do të thotë se fati i njeriut parashikohet bazuar në ditën e lindjes, orën, muajin dhe vitin. Njerëz që i përkasin të njejtës shenjë horoskopi mund të kenë fate të ndryshme, sepse gjithçka varet nga ora e lindjes.

Image

Fati i Gjelit sipas orës së lindjes

Në shenjën e Gjelit përfshihen të lindurit në vitet 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Elementet fatsjellës për Gjelin

Ngjyrat: e artë, kafe dhe e verdhë

Numrat: 5; 7 dhe 8

Lulet: Gladiolat

Muajt: Shkurt, Maj dhe Nëntor

Elementet ters për Gjelin

Ngjyrat: E kuqja Numrat: 1;3 dhe 9

Muajt: Mars, Shtator dhe Dhjetor

Image

Përputhja dashurore e Gjelit me shenjat e tjera

Çdo shenjë e zodiakut kinez ka tipare të veçanta. Përsa i përket përputhjes dashurore të kësaj shenje me shenjat e tjera këto tipare ose tërhiqen dhe krijojnë një çift të lumtur, ose ndahen dhe nuk ka mundësi lidhjeje.

Gjeli përputhet me: Kaun dhe Gjarprin

Nuk përputhet me: Miun, Lepurin, Kalin dhe Derrin

Gjeli sipas astrologjisë kineze

Astrologjia kineze thotë se në varësi të vitit të lindjes karakteristikat e Gjelit ndryshojnë. Kjo për shkak të llojit të shenjës së Gjelit. Sipas kësaj astrologjie ekzistojnë 5 lloje Gjelash me karaktetika të ndryshme.

Gjeli i Drurit

Në këtë lloj të shenjës përfshihen ata që kanë lindur në vitet 1945 dhe 2005. Ndër karakteristikat e këtyre gjelave thuhet se janë energjikë, me vetëbesim, të qetë por disi të paqëndrueshëm.

Gjeli i Zjarrit

Këtu përfshihen të lindurit në vitet 1957,2017. Karakteristikat më të spikatura të këtij lloji gjeli janë besa, shumë të përgjegjshëm kryesisht në punë.

Gjeli i Tokës

Përfshin personat e shenjës së Gjelit të lindur në vitet 1909 dhe 1969. Ata janë njerëz të dashur, bujarë, të besës dhe mjaft popullorë me miqtë.

Gjeli i Artë

Bëjnë pjesë në këtë grup gjelat e lindur në vitet 1921, 1981. Astrologjia kineze thotë se ata janë këmbëngulës, shumë punëtorë dhe të dashur.

Gjeli i Ujit

Ky është grupi i fundit i llojeve të gjelave dhe në të përfshihen të lindurit në vitet 1933 dhe 1993. Karakteristikat e tyre janë të zgjuar, zemërmirë dhe të shkathët

Persona të shquar të shenjës së Gjelit

Aktori hollivudian Mathew McConaughey (1969);Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez (1969); Aktorja Natalie Portman (1981); Wang Fay këngëtare kineze (1969); Fan Bingbing aktore kineze (1981) dhe këngëtarja shqiptare Elhaida Dani (1993)

Motoja e vitit të Gjelit: Punoni shumë, me durim për të arritur qëllimet !

Këshillë:Elementi bazë i vitit të Gjelit është e Kuqja, ndaj mos e përdorni atë në veshje apo aksesorë. Shmangni përdorimin e gurëve të çmuar të kuq si rubini dhe topazi i kuq. Përdorni ngjyrat e tokës si ngjyrëkafe dhe të verdhë, të cilat sjellin fat.

Parashikimi: Viti i Gjelit do të jetë i mbarë për karrierën, të ardhurat dhe investimet. Beqarët do të gjejnë njeriun e duhur. Të martuarit mund të shtohen me fëmijë.

Viti i Gjelit për të gjitha shenjat

I mrekullueshëm për: Gjarprin, Demin dhe Gjelin

I mirë për: Miun dhe Tigrin

I pranueshëm për: Delen, Derrin dhe Majmunin

As i mirë dhe as i keq për: Lepurin, Kalin dhe Qenin

MIU në vitin e Gjelit (1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008)

Parashikimi: Progres në çdo fushë të jetës!

Këshillë: Puno pa u lodhur, qëndro pranë njerëzve të dashur dhe përkushtoju gjërave që të pëlqejnë!

Dashuria

Ndjeshmëria e lartë ju ndihmon për një lidhjeje të re intime, apo një miqësie të bukur. Beqarët që kanë lidhje online do të gjejnë lehtësisht partner. Çiftet do të forcojnë lidhjen, ndoshta me martesë.

Karriera

Miu do të jetë shumë ambicioz. Rritet llogaria bankare. Mos i zhgënjeni punëdhënësit dhe ruani marrëdhëniet e mira me kolegët.

Paratë

Rritje të ardhurash, por mos u bëni rob i punës.

Shëndeti

Energjia juaj fizike dhe emocionale do të ndryshojë shpesh. Kujdes dietën ushqimore, kryesisht në verë.

KAU 1949, 4961, 1973, 1985, 1997, 2009

Parashikimi: I motivuar në punë. Kujdes shëndetin dhe financat!

Këshillë: Trego vëmendje ndaj të tjerëve! Përshtatu me njerëzit dhe ambjentin që të rrethon!

Dashuria

Falë instiktit do të hyni lehtësisht në një lidhje sentimentale. Fundi i vitit do të jetë më pasionant për shenjën e Kaut. Çiftet e martuara duhet të respektojnë vendimin e njeri-tjetrit nëse duan një fëmijë.

Karriera

Rritja në karrierë do të shihet me xhelozi nga kolegët, por do të merrni vendimet e duhuara. Kau do të kryesojë çdo konkurs, pasi fokusohet drejt në atë që synon.

Paratë

Pritet një rritje rroge. Kjo është pozitive, pasi mund të keni dhe shpenzime të paparashikuara gjatë vitit.

Shëndeti

Kau do të ndjehet më energjik se kurrë. Kush i ka pasion sportet mos e teproni me palestrën. Shmangni ushqimet e pashëndetshme 

TIGRI -I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, or 1998, 2010

Parashikimi: Tigri do të drejtojë, por leri të tjerët tju ndihmojnë.

Këshillë: Përpiquni të organizoni mirë të ardhurat tuaja !

Image

Dashuria

Sfida të mëdha i presin marrëdhëniet intime të Tigrit. Beqarët do të gjejnë dashurinë. Lidhja në çift do të bëhet më e rëndësishme.

Karriera

Nëse doni të keni ngritje në karrierë, puna në grup do të jetë përcaktuese këtë vit.

Paratë

Po punove me cilësi, do të shpërblehesh! Do të shlyeni disa borxhe. Mos harroni të kurseni për raste emergjente !

Shëndeti

Stresi dëmton rëndë shëndetin, ndaj shmangeni atë ! Për ata që kanë problem mbipeshën është koha e duhur të arrini formën e duhur fizike.

LEPURI - I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011

Parashikimi: Zgjidhni çeshtje të lëna pas dore në të kaluarën.

Këshillë: Caktoni objektivat tuaja që në fillim të vitit dhe ndiqini ato !-  shkruan Radio e Jashtme e Kines.

Image

 

Dashuria

Jeta juaj do të ndryshojë përfshirë dhe atë shoqërore. Do të njihni miq të rinj në dating online. Çiftet mund të kenë ngatërresa në mes të vitit.. Të martuarit duhet të përpiqen të ruajnë dialogun.

Karriera

Shfrytëzoni muajt e pare të vitit për punët e pambaruara. Forconi bashkëpunimin me shefin dhe kolegët tuaj.

Paratë

Gjatë pjesës më të madhe të vitit financat tuaja do të jenë ok. Nuk përjashtohen shpenzime të paparashikuara. Nëse keni borxhe i shlyeni ato!

Shëndeti

Ka ardhur koha të ndryshoni pamjen e jashtme. Ushqim i balancuar, ushtrime në ajër të pastër dhe një garderobë e re.

DRAGOI: I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1940, 1952, 1954, 1976, 1988, 2000, 2012

Parashikimi: Një vit sfidues për Dragoin.

Këshillë: Mos iu largo përgjegjësive, pasi sfidat të forcojnë.

Image

 

Dashuria

Dragoi do të jetë më i sinqertë dhe më i ndjeshëm. Për të martuarit do të ketë shtim të pjestarëve të familjes. Beqarët mund ti rikthehen një lidhjeje të vjetër.

Karriera

Puna këtë vit do të jetë me ngarkesë dhe lodhje më të madhe. Bashkëpunimi me shefin dhe kolegët do të jetë rezultativ për ju.

Paratë

Këtë vit të ardhurat e Dragoit do të rriten dukshëm. Shlyeni borxhet dhe bëjini vetes ndonjë dhuratë.

Shëndeti

Pakëso stresin duke pushuar më shumë. Ndiq një dietë të shëndetëshme ushqimore.

GJARPRI: I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Parashikimi: Një vit plot emocione.

Këshillë : Të gjitha faturat do ti paguash vetë, ndaj mos e kalo kohën vetëm me argëtim !

Image

Dashuria Jeni më tërheqës, ndaj pritet një lidhje e re. Çiftet do të përjetojnë pasion, kurse disa prej tyre do ti japin fund lidhjes. Të martuarit duhet të jenë më të hapur me njeri-tjetrin.

Karriera Ka ardhur koha për ide të reja në profesion Puna ju është mërzitur ndaj përpiquni për një ndryshim rrënjësor të saj.

Paratë Në fillim të vitit do të paguani borxhet. Kjo do të përcaktojë mbarëvajtjen financiare gjatë gjithë vitit.

Shëndeti

Mos e teproni me palestrën pasi mund të dëmtoheni gjatë pranverës ose verës.

KALI: I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Parashikimi: Viti i realizimit të planeve tuaja

Këshillë : Gëzoju arritjeve, sepse nuk zgjasin pafund

Image

Dashuria

Këtë vit do të keni një jetë shoqërore të stabilizuar, por jo të mërzitshme. Nëse keni patur një lidhje dashurie pasionante, ajo nuk do të ndryshojë. Nuk ka shanse për lidhje për beqarët. Të martuarit planifikojnë një fëmijë.

Karriera

Karriera do të jetë e paqëndrueshme. Arritje për ata që kanë biznes, por dhe xhelozi nga të njohurit.

Paratë

Planifikoni blerjen e një shtëpie apo të një makine të re. Pavarësisht se e keni mundësinë, mos tejkaloni mundësitë tuaja.

Shëndeti

Qëndrimi indiferent ndaj shëndetit, nuk e favorizon atë. Fillimi I vitit ju gjen plot energji, ndaj shfrytëzojeni atë.

DELJA: I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Parashikimi : Punë shumë, por dhe arritje.

Këshillë : Gjeni kohë për pushim dhe për njerëzit e dashur.

Image

 

Dashuria

Këtë vit do të keni një jetë shoqërore të stabilizuar, por jo të mërzitshme. Nëse keni patur një lidhje dashurie pasionante, ajo nuk do të ndryshojë. Nuk ka shanse për lidhje për beqarët. Të martuarit planifikojnë një fëmijë.

Karriera

Karriera do të jetë e paqëndrueshme. Arritje për ata që kanë biznes, por dhe xhelozi nga të njohurit.

Paratë

Planifikoni blerjen e një shtëpie apo të një makine të re. Pavarësisht se e keni mundësinë, mos tejkaloni mundësitë tuaja.

Shëndeti

Qëndrimi indiferent ndaj shëndetit, nuk e favorizon atë. Fillimi I vitit ju gjen plot energji, ndaj shfrytëzojeni atë.

DELJA: I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Parashikimi : Punë shumë, por dhe arritje.

Këshillë : Gjeni kohë për pushim dhe për njerëzit e dashur.

MAJMUNI

I përkasin kësaj shenje të lindurit nëvitet 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Parashikimi: Viti i gëzimit në jetën tuaj.

Këshillë: Jini sa më i zhdërvjelltë në punë dhe miqësi !

Dashuria

Një jetë dashurore me harmoni dhe surpriza ju pret këtë vit të ri. Ndjenjat tuaja do të tejkalojnë mendimet dhe do të bëheni tërheqës për partnerin.

Karriera

Këtë vit përveç parave do tju lindin ide shumë krijuese. Mos lejoni që jeta juaj private të ndërthuret me karrierën.

Image

 

Paratë

Tregohuni të vëmendshëm ndaj parave! Përdorini në mënyrën e duhur, pa shpenzime të kota.

Shëndeti

Stresi do tju shoqërojë për shkak të punës me ngarkesë. Mos lejoni që gjërat e parëndësishme të ndikojnë shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

GJELI

I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Parashikimi: Jeta juaj përmirësohet dukshëm

Këshillë : Përpiqu të përfitosh sa më shumë nga sukseset, pasi ato do të të ndihmojnë në të ardhmen.

Dashuria

Jeta juaj romantike do të arrijë kulmin me martesë, por disa çifte edhe mund të ndahen. Beqarët do të kenë njohje të reja që mund të shndërrohen në dashuri të vërtetë.

Image

Karriera

Ka ardhur koha për ndryshim. Ju ndjeni energji të reja që konkretizohen me projekte ambicioze pune apo biznesi.

Paratë

Paratë nuk mungojnë por duhet shkathtësi. Përmbush detyrimet e vjetra, por mos krijo të reja!

Shëndeti

Fiziku juaj është i gatshëm për çdo sfidë, por mos abuzoni ! Intuita juaj këtë vit nuk do të gabojë.

QENI

I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006

Parashikimi : Ndryshime pozitive gjatë 2017-ës.

Këshillë: Bëni çdo gjë që ju jep kënaqësi!

DASHURIA

Jeta dashurore në çift është forcuar. Beqarët nuk do të sforcojnë gjetjen e një partneri, por do të vlerësojnë shoqërinë. Një shoqëri e ngushtë mund të shndërrohet në një pasion të fuqishëm.

Karriera

Keni mundësi të mëdha përpara në karrierë. Mendohuni mirë para se të ndryshoni punë.

Image

 

Paratë

Financat tuaja do të jenë më të qëndrueshme se vitin e kaluar. Kurseni para, pasi pritet një shpenzim i paparashikuar.

Shëndeti

Në fillim të vitit do të ketë problem me shëndetin, por do të kalojë. Kontrolloni stresin!

DERRI

I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007 ,2019

Parashikimi:Vendime të rëndësishme që ndikojnë jetën tuaj

Këshillë: Përqëndrohuni në objektivat e rëndësishëm dhe mos lini pas dore miqtë dhe pasionet tuaja.

Dashuria

Marrëdhënia juaj intime do të zhvillohet më tej. Miqësia nuk mjafton për beqarët, që do të ndjehen më të vetmuar.

Karriera

Ka ardhur koha për të hapur një biznes. Nëse doni të ndryshoni karrierë, koha më e mirë do të jetë në vjeshtë.

Image

Paratë

Përpiquni që këtë vit të rritni sigurinë tuaj financiare. Lini ca para mënjanë për udhëtime apo hobby-t tuaja.

Shëndeti

Gëzoni shëndet të mirë, por mos e teproni me ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë kalori! Mos shpenzoni kot energjinë tuaj!

Lexuesve tanë dhe ndjekësve në Facebook u urojmë fat në vitin 2017!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco