FOTO/ Rio Tinto, historia e trishtuar e lumit të kuq

FOTO/ Rio Tinto, historia e trishtuar e lumit të kuq

06:26, 17/01/2017
A+ Aa A-

Çdo vend mund të sjellë në mendje shumë kujtime, qofshin ato të mira apo të këqija. Rio Tinto është një nga ata vende që kanë një histori të trishtuar.

Natyra nuk rresht kurrë së befasuari dhe shpesh na dhuron krijime vërtetë të pazakonta. Me artikullin e sotshëm do të ju tregojmë për një lumë shumë special dhe unik që gjendet në Andaluzi, ekzaktësisht në provincën Huleva. Rio Tinto është një lumë tërësisht i kuq që e ka burimin në malet Sierra Morena. Lumi shtrihet në Gjirin e Cadiz, duke arritur në qytetin e Huelva.

Ngjyra e kuqe e ujit të Rio Tinto shkaktohet nga sasia e lartë e hekurit që përmban uji. Kjo sasi e tepruar i atribuon këtë ngjyrë shumë të pazakontë ujit. Ujërat e lumit kanë një ph prej 2,2 dhe për këtë motiv është shumë acid. Pikërisht për këtë arsye, nuk është e mundur që të lahesh në lumë. Rio Tinto, përshkon një pjesë plot me metale, që ka qenë gjithmonë e famshme për minierat e saj.

Këto miniera që datojnë prej vitit 3.000 para Krishtit, janë edhe simboli i zemërimit dhe dhimbjes sepse në vitin 1888, shumë njerëz kanë humbur jetën padrejtësisht, gjatë një demonstrate kundër kushteve të këqija të jetesës së punëtorëve. Në vitin 1973, minierat iu shitën një konsorciumi anglez dhe shumë njerëz nga e gjithë Spanja u transferuan atje për të punuar.

Ndërkohë që të gjithë njerëzit që gjendeshin ë atë zonë, ndërtuan një lagje të vërtetë, të frymëzuar nga modeli i shtëpive angleze. Jashtë kësaj lagjeje ekzistonte një varfëri dhe vuajtje e madhe. Ndër vite, punonjësit ankoheshin shumë për mënyrën e të punuarit, deri sa erdhën në ngjarjen tragjike të 1888. Në 1954, minierat mbetën në duart e spanjollëve dhe në vitin 2011 u mbyllën përfundimisht. Sot, zona e Rio Tinto është bërë turistike dhe shumë njerëz, çdo ditë, shkojnë tek lumi për të parë nga afër ngjyrën e kuqe të tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco