Enver Hoxha me Stalinin në Bashkimin Sovjetik, FOTO që nuk u publikua kurrë

Enver Hoxha me Stalinin në Bashkimin Sovjetik, FOTO që nuk u publikua kurrë

19:35, 16/01/2017
A+ Aa A-

Kastriot Dervishi, ish drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, ka publikuar një fotomontazh që, sipas tij, ishte bërë për qëllime propagandistike në vitin 1952.

Në këtë foto shihet Stalini duke folur në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Enver Hoxha. Ngjarje që nuk ka ndodhur vërtetë, por Hoxha përgatiti një fotomontazh, shpjegon Dervishi. Fotomontazhi doli aq keq sa nuk u përdor kurrë.

“Në qindra fotot personale të Enver Hoxhës gjendet edhe kjo foto e montuar që tregon diktatorin sovjetik Stalin duke folur në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Fotos i është shtuar me montazh në vitin 1952 edhe nxënësi besnik i Stalinit, diktatori i Shqipërisë. Montazhi është kaq qesharak dhe i dallueshëm saqë nuk u përdor kurrë në atë kohë, por ngeli brenda albumeve të arkivit personal të diktatorit të Shqipërisë. Me siguri nxënësit të Stalinit nuk duhet t’i kenë pëlqyer mënyra e montazhit, këndi i dëgjimit, prerja e veshëve në mënyrë të trashë, etj”, shkruan Dervishi në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco