FOTO/ Ja çfarë ‘fsheh’ zyra e Donald Trump

FOTO/ Ja çfarë ‘fsheh’ zyra e Donald Trump

19:23, 16/01/2017
A+ Aa A-

A jeni kurioz të dini se çfarë ka brenda Kulla Trump në New York?

Zyra aktuale e presidentit amerikan të zgjedhur, në katin e 26-të të Trump Tower ka pamje panoramike të Cetral Park, me dritare me xham anti-plumb, për të shmangur çdo atentat të mundshëm. Muret, tavolina e punës e madje edhe kolltuku janë të mbuluar me çmime e kujtime që përfshijnë edhe një revistë Playboy dhe fotografi nga e kaluara e tij, midis tyre një portret i të atit, Fred, manjat i pronave të patundshme, i cili vdiq më 1999, në moshën 93 vjeç.

Zyra është plot me kujtesa për fitoren e tij në nëntor, përfshirë një stivë kapelesh “Make America Great Again” dhe disa kopje të “Unprecedented”, libri i CNN për rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë. Mbi sofa një numër helmetash të NFL e madje edhe një brez për titullin botëror në boks, i fituar nga Mike Tyson. Ja artikujt që mund të shihen në zyrën e njeriut që pas katër ditësh do të udhëheqë vendin më të fuqishëm në planet:

Image

1.“Beautiful Country”, roman i J.R. Thornton. Një histori e vendosur në Kinën moderne, përqendruar në miqësinë midis një amerikani dhe një djali kinez, të cilët takohen gjatë stërvitjes me skuadrën e tenisit të Pekinit.

2. Dy kopje kopje të “Unprecedented”, libri i CNN për fitoren në zgjedhje.

3. Çmimi humanitar “Tree of Life”, dhënë Trumpit nga Jewish National Fund më 1983.

4. Çmimi i Fondacionit America's Cup. Më parë, Trump ka financuar një jaht amerikan në garën prestigjioze me vela, e cila ka nisur më 1851.

5. Çmimi humanitar “Sholom”, gjithashtu nga komuniteti hebre, të cilin Trump e quan si një objektet e tij më me vlerë.

6. Foto e babait të Trump, Frederick, i cili vdiq më 1999. Ai ishte manjat pronash dhe frymëzim për të birin.

7. Çmimi patriotik “Nathan Hale”, dhënë më 2015. Mushketa nderon Hale, një ushtar amerikan, i cili u ekzekutua nga britanikët më 1776, në moshën 21 vjeç.

Image

8. Një sticker nga fushata presidenciale, me sloganin “Make America Great Again”.

9. Një dëng me Financial Times.

10. Kopje të ndryshme të revistës “Time”, me Trump si Njeriu i Vitit.

11. Një numër i revistës GQ me Trump në kopertinë.

12. Një bumerang i dhënë nga The Forum Club më 1995, për arritjen e quajtur si “Kthesa e dekadës”, pasi ai ringriti biznesin e tij pas kolapsit të tregut të pasurive të patundshme në vitet ’80.

ImageTrump duke ngrënë pica me konkurruesen e larguar nga “Apprentice”, Stephanie Myers, më 1 prill 2005

13. Fotografi e Trumpit me John F. Kennedy Jr., djali i Presidenti JFK. “John John”, i cili ishte tre vjeç kur u vra i ati, vdiq në një aksident ajror më 1999.

14. Kopertina e revistës Playboy nga 1990. Trump është një nga meshkujt e paktë që është shfaqur në faqen e parë të revistës.

15. Revista të ndryshme, të cilat deklarojnë The Apprentice, drejtuar prej tij, si shfaqja televizive numër 1 në Amerikë më 2004.

ImageDonald Trump në zyrën e tij, në gusht 1987

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco