FOTO/ Zbuloni ku ndodhet kjo mrekulli arkitektonike

FOTO/ Zbuloni ku ndodhet kjo mrekulli arkitektonike

17:25, 16/01/2017
A+ Aa A-

Fshati Shahara shtrihet në majën e malit të lartë 2600 metra dhe dikur ka shërbyer si kala që u ka ofruar mbrojtje imamëve (arabisht= udhëheqësve). Falë rezervave të mëdha të ujit dhe ushqimeve të deponuara në muret e ndërtimeve në të, ky qytet i fortifikuar ishte në gjendje t’u mbijetojë rrethimeve të armiqëve për muaj të tërë.

Mirëpo, përveç fshatit, këtë pjesë të largët të Jemenit, tërheqëse për turistë e bën edhe mrekullia inxhinierike e ndërtuar mbi kanionin e thellë 90 metra, e njohur si “Ura e psherëtimës” apo Ura  Shahara.

Deri tek kjo urë mund të arrihet vetëm duke u ngjitur shkallëve dhe tarracave të shumta.

Ura Shahara, e cila është aq e fortë sa që në të mund të kalojnë edhe kamionat, dikur ka qenë lidhja kryesore dhe e vetme e kalasë së imamëve me pjesën tjetër të vendit.

E ndërtuar në fillim të shekullit të 17-të, e fshehur në mes të dy shkëmbinjëve, kjo urë ka shërbyer si vijë e fundit e rezistencës ndaj pushtuesve të cilët do t’ia mësynin fshatit (në atë kohë kalasë) Shahara.

Me sa duket, kjo urë  është projektuar ashtu që të mund të shkatërrohet brenda pak minutash, në mënyrë që pushtuesit t’i pamundësohej shfrytëzimi i qasjes së vetme në kala. Thuhet se banorët lokalë ende e mbajnë sekret, mënyrën në të cilën ajo mund të shkatërrohet brenda një kohe shumë të shkurtër. /Ngjyra.com

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco