VIDEO/ Krahasimi, ja forca ushtarake mes Shqipërisë dhe Serbisë

VIDEO/ Krahasimi, ja forca ushtarake mes Shqipërisë dhe Serbisë

09:27, 16/01/2017
A+ Aa A-

Rikthimi i tensioneve mes Kosovës e Serbisë ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu ka sjellë edhe një rikthim të vëmendjes në forcën ushtarake të vendeve, si Shqipëria e Serbia.

Ku qëndrojnë ata në forcën ushtarake dhe kush është më e fuqishme?

Më poshtë ju sjellim një krahasim kokë më kokë mes ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe. Të dhënat janë marre Global Fireworks, e cika ka bërë një renditje, ku mes 106 ushtrive ushtria shqiptare renditet e 100, ndërsa ajo serbe e 70-ta.

Serbia duket dominuese në shumë aspekte, kjo edhe për faktin se shpenzon plot 830 milionë dollarë në vit për ushtrinë, ndërsa Shqipëria 110 milionë.

Një arsye tjetër është edhe fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Serbia jo. Pa harruar edhe faktin që serbët vazhdojnë të mendojnë se rrezikohen nga armiqtë e tyre në rajon.

Pa harruar edhe faktin se Serbia ka një popullsi më shumë se dy herë më të madhe se Shqipëria aktuale.


Ushtria e Shqiperise by news-al

Shqipëria

Popullsia: 3,020,209 banorë

Sipërfaqja: 28,748 km katrore

Ushtare aktivë: 14,500

Rezervistë: 5,000

Avionë: 0

Helikoptere: 21

Tanke: 0

Aeroporte të përdorshme: 4

Mjete detare: 17

Prodhim nafte: 23,930 fuçi në ditë

Rrugë automobilistike: 18,000 km

Rrugë hekurudhore: 339 km

Buxheti për ushtrinë: 110 milionë dollarë

Serbia

Popullsia: 7,209,764 banorë

Sipërfaqja: 77,474 km katrorë

Ushtarë aktive: 52,000

Rezervistë: 170,000

Avionë: 119

Helikopterë: 39

Tanke: 225

Aeroporte të përdorshme: 26

Flotë detare: 0

Prodhim nafte: 11,500 fuçi ne dite

Rrugë automobilistike: 41,913 km

Rrugë hekurudhore: 3,379

Sisteme raketore: 82

Buxheti për ushtrinë: 830 milionë dollarë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco