Misteri i fshatit që u zhduk

Misteri i fshatit që u zhduk

17:31, 15/01/2017
A+ Aa A-

Misteri filloi në vitin 1930 kur gjuetari Arnand Laurent dhe dy djemtë e tij panë një dritë të çuditshme që kryqëzoi qiellin në Kanada. Laurent deklaroi që drita ndryshonte formë në momente të ndryshme, në mënyrë që në një moment ishte cilindrike dhe në një tjetër si një predhë e madhe…

Pak ditë më vonë, një pjesë e anëtarëve të policisë që kalonin pranë liqenit Anikuni qëndruan në kasollen e Laurentit në kërkim të një strehimi. Njëri prej tyre shpjegon që në liqen kishte “diçka si një problem.”

Policia pyeti Laurentin konfuz nëse drita që kishte parë ishte e drejtuar nga liqeni dhe ai iu përgjigj pozitivisht.

Gjatë viteve të mëpasme Laurentët nuk u pyetën më. Ku ishte një shkujdes, ku policia e Kanadasë nuk kuptoi se kishte të bënte me rastin me të jashtëzakonshem të historisë…

Kur një tjetër gjuetar, i quajtur Joe Labelle, po udhëtonte nëpër borë drejt fshatit afër liqenit Anikuni, u ndie i bezdisur nga një ndjenjë e çuditshme. Normalisht, ajo ishte një bërthame e zhurmshme rurale e 1.200 personave në atë ditë, Joe priste të dëgjonte lehjet e qenve të banorëve që ishin mirëseardhje e zakonshme.

Por kasollet e rrethuara nga bora ishin të zhytura në heshtje dhe nuk dilte tym nga asnjëra.

Duke ecur bregut të liqenit, gjuetari pa që varkat ishin të lidhura. Pa dyshim që kur shkoi derë me derë, takoi një vetmi misterioze. Ende ishin të mbështetura nëpër porta pushkët e burrave. Asnjë burrë kur nisej në udhëtim nuk e linte kurrë pushkën në shtëpi.

Brenda shtëpive, tenxheret me gjelle ishin mykur mbi zjarret e fikura prej shume kohësh. Por Labelle nuk takoi trupa, as të gjallë as të vdekur, as shenja dhune.

Joe Labelle shkoi në zyrën telegrafike dhe transmetoi çka pa policisë së Kanadasë. Të gjithë oficerët shkuan në zonën e liqenit. Pas pak orësh kërkime, policia takoi qentë e slitave të humbura. Ishin të lidhur nëpër pemët afër fshatit dhe trupat e tyre u gjetën nën blloqe bore. Kishin vdekur nga të ftohtit dhe uria.

Në varrezat e Anikunit, u prodhua një zbulim tjetër rrenqethës. Tani ishte një vend me varre të hapura, nga të cilat dikush kishte nxjerrë kufomat.

Nuk dukeshin gjurmë jashtë fshatit dhe aq më pak mjete transporti me të cilat njerëzit të kishin ikur. Pa mundur të besonte që 1.200 persona të zhdukeshin nga faqja e tokës, policia zgjeroi kërkimin. Me kalimin e kohes, hetimet mbuluan gjithë Kanadanë dhe vazhduan për shume vite me radhë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco