Tronditëse /Dalin fakte të reja rreth fundit të botës, ja si do të vijë

Tronditëse /Dalin fakte të reja rreth fundit të botës, ja si do të vijë

18:56, 11/01/2017

Të vërteta ose jo, këto janë plot dhjetë parashikimet më të reja që flasin për fundin e botës. Parashikimi më i afërt pritet të ndodhë gjatë verës së këtij viti.

2018: ardhja e dytë e Krishtit në tokë dhe apokalipsi

Ardhja e Krishtit është parashikuar nga raste të ndryshme. Por sipas llogaritjeve të kujdesshme të kristianit të njohur, Hal Lindsey dhe të korrigjuara më vonë nga F. Kenton Beshore, ai moment do të ndodhë në vitin 2018.

2020: konflikti i fundit mes Krishtit dhe djallit

Po, flitet ende për një apokalips hipotetik, duke rezultuar në betejën finale midis Krishtit dhe Satanit. Sipas të famshmit Jeane Dixon, ekspertit të paranormales, në vitin 2020, në planetin tonë do të vijë anti Krishti dhe profeti i rremë, dhe kështu do të nisë një betejë epike me vetë Krishtin (e vërtetë), i kthyer për t’i bërë ballë gjithçkaje.

2029: numri dy

Përsëri apokalips: por këtë herë parashikimin e ka bërë Mike Flipp, i cili deklaron se ka ëndërruar shenja të lidhura me numrin 2. Pasi e deshifroi ëndrrën arriti të zbulonte se bëhej fjalë për një shenjë paralajmëruese, sipas së cilës ardhja tjetër e Krishtit do të ndodhë më 2029.

2030: robo-kalipsi

E keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhte nëse robotët, apo makinat me inteligjencë artificiale, do të mund t’i vërsuleshin njerëzimit? Në një rast të tillë, do të ndodhte një  “Robo-kalips”. Kjo gjë është thënë nga Bill Joy, bashkëthemeluesi i Sun Microsystems, ndërsa mund të verifikohet në vitin 2030.

2240: viti 6000

Ashtu siç raportohet nga Talmud, teksi i dytë fetar më i rëndësishëm i judaizmit, data e vërtetë e apokalipsit është viti 6000. Një lajm i tillë vjen i konfirmuar edhe nga disa ekspertë. Duke bërë llogaritë, kalendari hebraisht flet për lindjen e gjithësisë 3760 vjet para lindjes së Krishtit, kështu që viti 6000 për ne është viti 2240.

2280: Kodi i Kuranit

Për të parashikuar ngjarjet e ardhshme, janë të ndryshëm njerëzit që provojnë të nxjerrin diçka nga numerologjia. Numrat, sipas shumicës, janë të lidhur me ngjarje specifike hyjnore, të përdorshëm për të zbuluar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, shkruan shqip. Sipas “Kodit të Kuranit”, ekziston një kod i fshehur në librin e shenjtë të lidhur me numrin 19. Kështu që pas një serie llogaritjesh, bota do të marrë fund në vitin 2280.

Pas 7,6 miliardë vjetësh, toka do të thithet nga dielli

Kjo është një nga teoritë më të besueshme: fundi i botës, ashtu siç e kemi mësuar të gjithë në bankat e shkollës, do të verifikohet pas miliarda vitesh, kur dielli, nga forca për t’u zgjeruar, do të arrijë që të thithë planetin tonë. Gjithsesi, askush prej nesh nuk do të jetë gjallë apo do të mbesë i tillë për të verifikuar këtë gjë!

Vdekja termike e universit

Kjo është gjëja më e keqe që mund të verifikohet: shkatërrimi i universit, nga vdekja termike. Sipas kësaj teorie, universi do të arrijë herët a vonë në një gjendje ekuilibri dhe mungesa e energjisë termodinamike do të ketë efekte të tmerrshme: çdo formë jete do të pushojë së ekzistuari. Por gjasat për të verifikuar diçka të tillë janë me të vërtetë të ulëta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eda12/01/2017 14:18

a ESHTE E VERTET SE DO TE BEHET FUNDI I BOTES NE VITIN 2017

Shto koment