Femra kujdes! Ja ç’tregon dashuria për xhinset

Femra kujdes! Ja ç’tregon dashuria për xhinset

19:34, 10/01/2017
A+ Aa A-

Komode, rezistente, trendi… Xhinset janë shumë të mira, por tashmë, një studim i bërë në Universitetin e Hertfordshire, në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur në përfundimin se ato që veshin xhinse, vuajnë nga një depresion i mundshëm.

Në fakt, ndër të gjitha rrobat në gardërobë, femrat në depresion kanë tendencën të zgjedhin pantallonat xhins. Kjo tezë e veçantë është formuluar nga një grup psikologësh nën udhëheqjen e Karen Pine.

Në fakt, më shumë se gjysma e femrave të intervistuara, ka pranuar se do të vishnin xhinse nëse do të ndiheshin keq shpirtërisht, ndërsa vetëm 2% do t’i vishte në ditët kur ndiheshin të kënaqura.

Sipas studimit, lidhja mes veshjes dhe humorit lind nga fakti se ekzistojnë veshje “të lumtura” dhe veshje “të trishta”, shkruan “Telegrafi”.

Të parat, veshjet elegante, të kuruara dhe të puthitura pas trupit – transmetojnë siguri dhe reflektojnë shpirtin e atyre që i veshin.

Por, nëse është e vërtetë se gjendja shpirtërore ndikon në veshje, ndoshta është e mundur që lidhja të ketë vlerë edhe për të kundërtën.

Me pak fjalë, nëse jemi të rënë moralisht, ndoshta është rasti t’i rezistoni veshjes së xhinseve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco