Shokojnë shkencëtarët: Ja nga se do zhduket njerëzimi

Shokojnë shkencëtarët: Ja nga se do zhduket njerëzimi

19:30, 08/01/2017
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë renditur një sërë faktorësh që, sipas tyre, mund të bëhen shkaktarë të ditës, kur jeta në Tokë do të marrë fund.

1. Tërmeti 32 herë më i fuqishëm se ai i Nepalit

Sizmologët, të cilët vazhdimisht merren me parashikimin dhe matjen e fuqisë së tërmeteve, kanë bërë të ditur që tërmetet, të cilat kishin goditur Nepalin dhe një pjesë të Indisë, kanë qenë të tmerrshme, megjithatë mund të cilësohen si lëkundje të vogla kur krahasohen me atë që pritet t'i ndodhë tokës. Në fakt, Harsh K Gupta, ish-drejtor i Institutit për Hulumtime Gjeofizike, ka thënë që toka ka shumë energji të cilën do ta lirojë, e si pasojë e së cilës do të përjetojmë tërmete të tmerrshme, rreth 32 herë më të fuqishëm sesa ai i Nepalit e Indisë. E, e keqja është se pasojat e këtij tërmeti janë të panjohura, ndonëse shkencëtarët e dinë që mund të jenë fatale për planetin tonë.

2. Shpërthimet diellore

Kur autoriteti më i lartë i hulumtimeve shkencore thotë diçka, atëherë më mirë t'i besohet! NASA parashikon që shumë shpejt do të bëhemi dëshmitarë të shpërthimeve masive diellore, që më së shumti do t'i godasin satelitët. Një ngjarje e tillë do t'ia jepte një goditje të rëndë edhe fushës magnetike të Tokës, që i bie që planeti ynë i dashur nuk do të jetë më asnjëherë i njëjtë. Pasojat e këtyre shpërthimeve diellore mund të mos vërehen menjëherë, megjithatë brenda një kohe të shkurtër do të mund ta bënin të pabanueshëm Planetin Tokë.

3. Eklipsi fatal

Tek ky parashikim, përveç shkencëtarëve, janë përfshirë edhe liderët e ndryshëm fetarë, sidomos nga radhët e fesë së krishtere. Bëhet fjalë për eklipsin e tmerrshëm diellor, që ngjan shumë rrallë dhe që mund të ketë pasoja fatale për planetin në tërësi. Fillimisht ishte menduar që një ngjarje e tillë do të ndodhte më 15 shtator të vitit 2015, megjithatë, pasi që kjo datë kaloi pa pasoja, shkencëtarët pretendojnë që një eklips i tillë mund të rezultojë fatal për tokën në të ardhmen.

4. Zvogëlimi i Malit Everest

Pasi që Nepali ishte goditur nga tërmeti i tmerrshëm dhe pasi që sytë e mbarë botës kishin filluar të largoheshin nga njerëzit dhe vendet që ishin prekur më së shumti nga kjo tragjedi, ishte vërejtur një fenomen shumë i çuditshëm dhe tejet i frikshëm - Malet e Mt. Everestit ishin zhytur në tokë për 2.8 centimetra, pasi që të dhënat nga sateliti tregonin që maja e malit ishte më e ultë sesa para tërmetit. Shkencëtarët parashohin ortekë dhe vërshime të mëdha nëse Everesti pëson goditje të tilla sa herë që ka tërmete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco