Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Lufta e Tretë Botërore po nis

Lufta e Tretë Botërore po nis

14:35, 08/01/2017
A+ Aa A-

Lufta e Tretë Botërore është shumë pranë.

I këtij mendimi janë qytetarët e vendeve Perëndimore, të paktën, tregon një sondazh i fundit i publikuar në mediat e huaja.

Sondazhi thotë se publiku e sheh të zymtë të ardhmen, duke iu trembur një konflikti gjithëpërfshirës.

Në një kohë kur superfuqitë po mbajnë qëndrime të ndryshme për konfliktin e përgjakshëm në Siri, ISIS vazhdon të luftojë në Lindje e Mesme, grupe terroriste sulmojnë në të gjithë globin dhe Vladimir Putin dhe Donald Trump po flasin për lojë të vështirë, 9 mijë njerëz të pyetur në 9 vende Perëndimore janë i mendimit se paqja globale është shumë larg.

Ata që i tremben më shumë një lufte janë amerikanët, ndërsa francezët, gjermanët dhe britanikët janë paksa edhe optimistë.

64% e amerikanëve mendojnë se bota është shumë afër një lufte të madhe, krahasuar me vetëm 15% që mendojnë se ka gjasa të ketë paqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco