Miliarderi holandez kërkon të kolonizojë Marsin

Miliarderi holandez kërkon të kolonizojë Marsin

16:25, 13/10/2016
A+ Aa A-

"Do të jetojmë në Mars që në vitin 2027", ka deklaruar me pompozitet holandezi Bas Lansdorp, shefi i kompanisë "Mars One", e cila me të madhe është në kërkim të njerëzve që janë të gatshëm që të vdesin në planetin e kuq.

Tashmë vonë, miliarderi jugafrikan, Ilon Mask, ka bërë publike planet për shkuarjen e njerëzve në Mars, kurse kompania amerikane "Boeing" menjëherë ka bërë me dije se do ta tejkalojë Maskun.

Në anën tjetër, "Mars One" është një organizatë shumë më e vogël, por me ambicie të mëdha. Ajo planifikon që, as më pak e as më shumë, ta ndërtojë koloninë e parë të njerëzve në Mars.

"Shkojmë me mision të kolonizimit të përhershëm", ka deklaruar Lansdorp për CNN-in. Ai thotë se udhëtimi deri në Mars do të zgjatë shtatë muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco