FOTO/ Vendi që Winston Churchill e cilësoi si 'mrekullinë e tetë' të botës

FOTO/ Vendi që Winston Churchill e cilësoi si 'mrekullinë e tetë' të botës

16:16, 04/01/2017
A+ Aa A-
Rruga Forra Tremosine është një gur i çmuar që zhytet në malet e Breshias dhe sipër liqenit Garda. Sot kjo rrugë quhet Provinciale 38 dhe nga Winston Churchill është përshkruar si mrekullia e tetë e botës.

Rruga nga Gardesana në drejtim të pllajës Tremosine, duke kaluar sipër lumit Brasa tregon për një vend magjik dhe simpatik sidomos në mbrëmje.

Rruga e Forra-s u ndërtua nga Giacomo Zanini dhe u përurua më 8 maj të vitit 1913 pas katër viteve punë të mëdha.

Sot kjo rrugë është bërë shumë e dashur nga ata që praktikojnë shëtitjet në natyrë ose për personat e interesuar në ngjitjen dhe admirimin e maleve, por kjo rrugë është mënyra e vetme që ata të mos dështojnë në admirimin e kanioneve të krijuara nga uji apo dhe thjesht admirimin e natyrës.

Gjithashtu nëse do të ndodheni në këtë rrugë apo dhe të kaloni nëpërmjet saj do të gjendeni në tunelet dhe rrugët e ngushta, të cilat do të shfaqin një mjedis përrallor përballë jush. Në këtë rrugë ju do të hasni dhe bashkimin e saj më rrugën Madonnina, e cila është një mrekulli më vete.

Pamjet e krijuara nëse kaloni në këtë rrugë do të jenë nga më të veçantat, ku bashkimi i maleve me liqenet rikrijon një oaze të vërtetë natyror.

Pamje që të lënë pa frymë janë ato që do të shfaqen para jush nëse merrni rrugën e Forra Termosine, citon elbasani plus.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco