10 zakonet e vitit të ri në vende të ndryshme të botës

10 zakonet e vitit të ri në vende të ndryshme të botës

15:02, 04/01/2017
A+ Aa A-

Në mendimet e njerëzve, viti i ri është një kohë e mirë për të pushuar, uruar njëri tjetrin dhe shpresuar për një fillim të bukur. Por në shumë vende ka zakone të çuditshme. Dëgjoni sot për 10 zakone të 10 vendeve të ndryshme.

Dëgjoni sesa larmi ka bota dhe si e kalojnë vitin e ri njerëzit në vende të tjera.

1. Hedhja e pjatës

Nëse në mëngjes do të gjeni copa pjatash të thyera para portës së shtëpisë suaj, me siguri do të mendoni për një veprim dashakeq. Por në Danimarkë, kjo gjë tregon se sa dashuri kanë miqtë për ju. Danezët i mbledhin pjatat e përdorura gjatë gjithë vitit dhe natën para ndërrimit të viteve do t'i hedhin para portave të miqve. Prandaj kush ka më shumë copa porcelani tregon se ka dhe më shumë miq.

2. Ngrënia e rrushit në mesnatë

Në Spanjë, ka një zakon që quhet 12 copë rrush. Duke filluar nga ora 12:00 e natës, pas çdo zileje spanjollët kanë një copë rrush. Pas 12 zileve ata hanë 12 copa rrush për të shpresuar fatin e mirë dhe mbarësi në vitin që sapo ka hyrë.

3. Kërcimi i ariut të bardhë

Kanadezët në ditën e parë të vitit të do veshin rrobat e banjës dhe do të notojnë në ujërat e akullt. Ky zakon quhet "kërcimi i ariut të bardhë". Një notim i tillë në ujërat e akullt është popullor edhe në Holandë.

4. Pastrimi i valixhes

Nëse dëshironi të bëni turizëm në vitin e ri, duhet të merrni një valixhe bosh dhe ta shëtisni jashtë shtëpisë. Në Amerikën Jugore, shumë njerëz dalin rrugëve me një valixhe bosh për të shpresuar se do të bëjnë turizëm në vende më të largëta në vitin ardhshëm.

5. Metali i shpirtit

Në Gjermani, Australi dhe Finlandë ka një zakon të përbashkët që në vitin e ri njerëzit vendosin një copë metali të shkrirë për të parashikuar fatin e vitit të ri. Forma e krijuar nga metali i shkrirë tregon fate të ndryshme. Forma e zemrës apo ajo e unazës tregon se në vitin e ri do të keni një dasmë, ndërsa forma e kafshës paralajmëron të korra të mbarë për vitin e ardhshëm.

6. Mysafiri i parë i vitit të ri

Në Skoci, ka një zakon që quhet mysafiri i parë i vitit të ri. Njerëzit ftojnë zakonisht një mashkull të gjatë me flokë të zinj si mysafirin e parë, sepse kështu në vitin e ri do të kenë fat të mirë. Sipas zakonit, mysafiri duhet të sjellë dhurata si bukë, uiski etj.

7. Thyerja e ashpër

Nëse kaloni vitin e ri në Hillbrow të Johannesburg-ut të Afrikës së Jugut, më mirë që të mos dilni jashtë banesës, sepse vendasit aty kanë një zakon që hedhin nga dritaret pajisjet shtëpiake si televizorin, makinën larëse, etj. Pavarësisht nga madhësia pajisjet hidhen nga dritaret dhe thyhen. Vitet e fundit, policia ka vendosur patrulla për ta ndaluar këtë veprim, pasi çdo vit disa njerëz që janë plagosur nga ky veprim.

8 . Rrobat e kafshëve

Çdo vit japonezët vishen njëlloj me 12 shenjat e zodiakut dhe shkojnë në tempuj për të kremtuar vitin e ri. Në tempull ata u bien 108 herë kambanave që në budizëm simbolizojnë 108 lloje mëkatesh. Tingulli i kambanave mund të pastrojë mëkatet e shpirtit njerëzor para hyrjes në vitin e ri.

9. Figura të djegura

 

Njerëzit në Panama do të dalin nëpër rrugë në ditën e parë të vitit të ri për të djegur figurat e politikanëve dhe të njerëzve të njohur. Këto figura vendosen para vitit të ri nëpër portat e banesave. Njerëzit zgjedhin zakonisht të djegin portretet e politikanëve dhe të njerëzve të njohur me të cilët nuk dëshirojnë të takohen.

10. Rrobat e brendshme shumëngjyrëshe

Në Amerikën Jugore, njerëzit mendojnë se ngjyrat e rrobave të brendshme në ditën e parë të vitit të ri do të sjellin fat të mirë mbarë vitin. Prandaj me rastin e vitit të ri në shumë dyqane të Venezuelës, Brazilit dhe Ekuadorit shiten shumë të brendshme me ngjyra të larmishme. Sipas një legjende, rrobat e brendshme me ngjyrën e kuqe do të sjellin dashuri, ndërsa ato me ngjyrë të verdhë do të sjellin para.

Edhe pse çdo vend ka zakonet e veta për të kremtuar vitin e ri, le të lutemi në këtë ditë për fatmirësi, paqe dhe para. Le ta përballemi me sfidat e reja të vitit të ri dhe mos harroni t'u qëndroni pranë njerëzve të dashur. (Çang Çuo, CRI)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco