FOTO /Mjekët që tronditën njerëzimin me vrasjet e pacientëve

FOTO /Mjekët që tronditën njerëzimin me vrasjet e pacientëve

19:47, 03/01/2017
A+ Aa A-

Harvey ,"engjëll i vetëshpallur i vdekjes" ka vrarë 87 persona. Mjekët dhe infermierët, por edhe personeli tjetër shëndetësor, janë të thirrur që t'u ndihmojnë pacientëve, apo, të paktën, të mos i dëmtojnë ata. Por, për fat të keq, në mesin e mantel bardhëve ka pasur edhe vrasës serikë të pacientëve të tyre.

Harold Shipman Ky mjek i përgjithshëm britanik konsiderohet si njëri ndër vrasësit më të tmerrshëm serikë që ka jetuar ndonjëherë. Ai po ashtu është edhe doktori i vetëm britanik që është shpallur ndonjëherë fajtor për vrasjen e pacientëve të tij. Shipman vriste kryesisht pacientët e moshuar, të cilëve u jepte doza të larta të morfinës. U akuzua për 15 vrasje, por besohet të ketë vrarë deri në 250 njerëz. Ai ishte vrasës dhe qyqar, meqë bëri vetëvrasje sapo u zu, me qëllim që të mos i duhej të jepte llogari për vrasjet që i kishte bërë.

Linda Hazzard Linda Hazzard paraqitej para pacientëve të saj si osteopate, dmth eksperte e muskujve dhe eshtrave. Edhe pse nuk kishte diplomë të mjekësisë, asaj iu lejua që të punonte si eksperte e mjekësisë alternative. Metoda e saj e shërimit ishte një lloj diete, të cilës i nënshtroheshin pacientët të cilët i besonin asaj. Për shkak të urisë, pacientët bëheshin aq të dobët, sa që nuk mund të iknin dhe 14 prej tyre mendohet t'i ketë vrarë vet ajo. Meqë vrasjet e saj ishin vështirë të konstatueshme, ajo u dënua me vetëm 2 vite burg. Edhe vetë vdiq si pasojë e një diete.

Daniela Poggiali Daniela Poggiali ishte infermiere italiane. Kjo zonjë sharmante mendohet të jetë përgjegjëse për vrasjen e deri të 38 personave, kryesisht pleq, në spitalet ku punonte. Njerëzit filluan që të dyshonin se diçka nuk ishte në rregull kur 38 nga 86 pacientë për të cilët u përkujdes gjatë tre muajve, vdiqën. Ajo iu injektonte pacientëve dozë të lartë të kloridit të kaliumit në venë. Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo bënte selfie bizare me të vdekurit, pasi që i kishte vrarë. Në gjykatë tha se i kishte vrarë pacientët meqë ishin "të mërzitshëm". Sivjet u dënua me burg të përjetshëm.

Sonja Caleffi Sonja Caleffi ishte problematike që nga adoleshenca. Ajo vuante nga depresioni dhe anoreksia, e më vonë ishte përshkruar si e tërhequr dhe antisociale. U trajnua si infermiere dhe punoi në disa qendra të ndryshme gjatë karrierës së saj. Gjatë një muaji derisa punonte në spitalin "Saint Anna", ajo vrau tetë pacientë të sëmurë rëndë, duke iu injektuar ajër në venat e tyre. Pasi që shkoi për të punuar në spitalin "Manzoni", ajo vrau edhe 18 pacientë të tjerë, para se të zbulohej dhe kapej. Në gjykatë pranoi se i pëlqente vëmendja që shkaktonin veprat e saj, edhe pse më vonë tha se nuk i kujtohej ta kishte bërë asnjë vrasje. U dënua me vetëm 20 vjet burg

Anders Hansson Anders Hansson konsiderohet vrasësi më i rrezikshëm serik në Suedi, pasi u shpall fajtor për vrasjen e shumë pacientëve kronikë midis viteve 1978 dhe 1979. Ai asokohe kishte vetëm 18 vjet dhe punonte si pastrues në spitalin "Östra" të Malmos. Ai vriste pacientët kronikë, të pafuqishëm, duke i helmuar ata me produkte të pastrimit. Ai vrau në këtë mënyrë të paktën 15 njerëz, por besohet që ai t'i kishte helmuar gjithsej 27 pacientë. Është dënuar me trajtim të detyrueshëm psikiatrik, ku vazhdon që të qëndrojë edhe sot e kësaj dite.

Shiro Ishii Bëhet fjalë për një mjek japonez, i cili bëri eksperimente të tmerrshme dhe vrau me qindra njerëz, nëse jo me mijëra, gjatë luftës kineze-japoneze. Ai ishte kirurg dhe bënte eksperimente me agjentë biologjikë të luftës. Përdorte të burgosurit kinezë për të bërë eksperimente me ta. Kur pa se Japonia do ta humbte luftën, urdhëroi vrasjen e 150 të burgosurve dhe shkatërrimin e qendrës ku kishte punuar, me qëllim të humbjes së dëshmive. Më pas u zu nga ushtarët amerikanë, por ai arriti ta bënte një marrëveshje me ta. Ua dha të gjithë dokumentacionin e tij në këmbim të lirimit. Tronditëse!

Louay Omar Mohammed ai-Taei Dr. Louary është mjek irakian, i cili për më pak se 1 vit vrau me gjakftohtësi 43 pacientë të tij. Derisa sillej kinse iu ndihmonte ushtarëve të plagosur, zyrtarëve dhe policëve, ai në fakt iu injektonte atyre sasi të mëdha të ilaçeve për tëhollimin e gjakut, gjë që ndikonte që ata të vdisnin nga gjakderdhja. Ai tha se ishte rekrutuar nga një grup që luftonte okupatorët amerikanë në Irak. Pranoi se kishte vrarë të lënduarit me anë të një kombinimi të substancave.

Josef Mengele "Engjëlli i vdekjes" ishte nofka e Josef Mengele-s dhe shprehja që nënkupton profesionistin mjekësor që vret pacientët e vet. Me gjasë është njeriu më i keq në këtë listë. Mengele ishte doktor gjerman dhe oficer SS gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai punonte në kampin më të tmerrshëm të përqendrimit, në Aushvic, ku u vranë më shumë se 1,1 milion të burgosur të luftës. Ai përzgjidhte cilët pacientë të vriteshin në dhomat e gazit, e cilët t'i përdorte për eksperimente të tmerrshme. Arriti që të ikte nga kampi pak para se ai të çlirohej dhe, për fat të keq, kurrë nuk u përgjigj për krimet e luftës që i kishte bërë

Arnfinn Nesset Nesset ishte njëri ndër vrasësit më "frytdhënës" të Norvegjisë, duke vrarë deri në 138 njerëz. Ai ishte infermier dhe, më pas, u bë menaxher i infermierëve. Në vend që të përkujdesej që pacientët e tij të shëroheshin sa më shpejt, ai i vriste ata duke iu injektuar doza fatale të suksametonium kloridit. Ai u zu, por edhe pse u shpall fajtor për vrasjen e 22 njerëzve, u dënua me vetëm 21 vjet burg. Në fakt, u lëshua pas 12 vjetësh të qëndrimit në burg, "për shkak të sjelljes së mirë". Nëse nuk ka vdekur, tani duhet t'i ketë rreth 80 vjet.

Donald Harvey Donald Harvey është një "engjëll i vetëshpallur i vdekjes", i cili pohon të ketë vrarë 87 persona në dhe jashtë ambienteve mjekësore. Ai kishte metoda të ndryshme të vrasjes, duke përfshirë helmimin, injektimin e koktejeve vrastare në vena, ngufatjen, etj. Ai kishte shpëtuar pa u ndëshkuar për krimet e tij, për 17 vjet me radhë, para se të kapej. Me qëllim të shpëtimit nga dënimi me vdekje, Donald u deklarua fajtor, duke thënë se, derisa në fillim kishte vrarë pacientët e tij "nga mëshira", më pas kishte vazhduar duke i vrarë ata që e mërzisnin. Është duke vuajtur dënimin prej 28 dënimeve të përjetshme dhe nuk ka të drejtë ankese deri në vitin 2043.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco