Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Shokojnë shkencëtarët: Televizori shkakton vdekje të parakohshme, ja pse

Shokojnë shkencëtarët: Televizori shkakton vdekje të parakohshme, ja pse

18:48, 03/01/2017
A+ Aa A-

Shikimi i televizionit është një nga format më të zakonshme të sjelljes duke qëndruar ulur, ndërsa në rritje janë edhe të gjitha format e tjera të mënyrës së jetesës ulur, kanë konstatuar në studimin e tyre hulumtuesit nga Universiteti spanjoll i Navarrës, duke paralajmëruar se rreziku i vdekjes së parakohshme tek njerëzit të cilët kalojnë tri ose më shumë orë para televizorit dyfishohet.

Hulumtuesit nën udhëheqjen e Miguel Martinez-Gonzalez, kreut të departamentit të shëndetit publik në Universitetin e Navarrës në Pamplona, e kanë ndjekur në një mesatare prej tetë vjetësh mënyrën e jetesës së 13.284 të anketuarve me një moshë mesatare 37-vjeçare, për ta përcaktuar nëse disa forma të sjelljes ulur janë të lidhura me vdekjen e parakohshme.

Ata janë fokusuar në veçanti në kohën e kaluar duke shikuar televizor, kohën e kaluar në kompjuter dhe në ngasjen e makinës. Gjatë gjithë periudhës së monitoruar, 97 persona vdiqën, ndërkohë që u konstatua se 19 vdekje ishin të lidhura me sëmundje kardiovaskulare, 46 me kancer dhe 32 vdekje të lidhura me arsye të tjera.

U konstatua gjithashtu se ata që kishin kaluar çdo ditë tri ose më shumë orë duke shikuar televizor kishin dy herë rrezik më të madh nga vdekja e parakohshme në krahasim me ata që kishin shikuar televizor më pak se një orë, sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Amerikane e Shëndetësisë. Derisa popullsia bëhet më e vjetër, mënyra e jetesës ulur është gjithnjë e më dominuese, sidomos me shikimin e televizorit, dhe kjo i përkeqëson edhe më shumë problemet shëndetësore të lidhura me plakjen, paralajmëron udhëheqësi i hulumtimit, Martinez-Gonzalez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco