FOTO/ 12 zbulimet arkeologjike që ndryshuan historinë

FOTO/ 12 zbulimet arkeologjike që ndryshuan historinë

18:40, 03/01/2017
A+ Aa A-

Një numër i madh zbulimesh arkeologjike të bëra në periudha të ndryshme historike na lejojnë të zbulojmë disa nga misteret dhe sekretet e së kaluarës për të cilën kemi qenë gjithmonë kurioz.

Syri.net ju fton për t’iu hedhur një sy zbulimeve arkeologjike më të mahnitshme që kanë ndryshuar në mënyrë drastike historinë e njerëzimit, të përmbledhura nga Bright Side.

Një fermer lokal nga provinca Shaanxi po gërmonte për një pus, kur zbuloi këtë ushtri të madhe në vitin 1947. Mijëra luftëtarë qëndrojnë drejt në frontin e varrit të madh të Perandorit Qin Shi Huang për të ruajtur atë në jetën e përtejme.

Ushtria prej qeramike

ImagePër studiuesit ky ndërtim është bërë tregues i humanizmit të paprecedentë dhe pikëpamjeve progresive të Perandorit, ndërsa paraardhësit e tij urdhëronin zakonisht që të varrosnin gjithçka që donin për jetën e përtejme, përfshirë edhe një ushtri të gjallë. Pavarësisht faktit se ushtria u zbulua 60 vjet më vonë, varri i vetë perandorit nuk është gjetur ende.

Pergamenat e Detit të Vdekur

Image

Një koleksion i madh i dorëshkrimeve të lashta u gjet në disa vende përgjatë bregut veri-perëndimor të Detit të Vdekur. Studimet kanë treguar se pergamenat janë 1 mijë vjet më të vjetra dhe dorëshkrimi më i hershëm fetar, Dhjata e Vjetër.

Mbishkrimi i Behistunit

Image

Mbishkrimi u zbulua nga një udhëtar anglez dhe aventurier, Robert Sherley gjatë misionit të tij diplomatik në Persi në 1598. Ai është një tekst i gdhendur me urdhër të Darit të Madh. Mbishkrimi mbi shkëmb na tregon në lidhje me ngjarjet historike që ndodhën në vitet 523-521 para erës sonë.

Olduvai Gorge, një territor i panjohur i banuar nga njerëzit e parë dhe kafshët

Image

Olduvai Gorge është mjaft i pasur me gjetje prehistorike. U zbulua nga entomologjisti gjerman Wilhelm Kattwinkel në vitin 1911 kur ai ra në të ndërsa ndiqte një flutur.  Australopithecus, Homo habilis, dhe Homo erectus, janë gjetur në këtë shkëmb.

 Tempulli Angkor Wat

Image

Të dhënat më të hershme në lidhje me këtë strukturë gjigante guri datojnë që nga 1601. Në atë kohë Marcelo Ribandeyro ng a Spanja zbuloi tempullin e çuditshëm të Angkor Wat në xhunglën kamboxhiane. Por ai nuk ishte në gjendje të zgjidhte misterin e origjinës, dhe për këtë arsye tempulli mbeti i harruar për më shumë se 200 vjet. Angkor Wat është monumenti më i madh fetar në botë. Është një strukturë masive e kurorëzuar me 5 kulla. Tempulli quhet  “Shpirti i popullit Khmer” për të cilin mund të themi se është zemra e një qytetërimi të madh.

Troja

Image

Qyteti antik i Ilion, përmendur në poezitë e Homerit dhe Virgjilit, u zbulua në vitin 1870 nga arkeologu gjerman Heinrich Schliemann.  Pas gërmimeve, historia e qytetit të lashtë është e ndarë në disa periudha: Nga Troja i deri te IX Troja. Troja VI besohet të jetë Troja ’Homerike”.

Mekanizmi Antikythera

Image

Kjo pajisje mekanike e cila daton 100 vite para Krishtit u gjet në një anije të mbytur në afërsi të ishujve grekë në vitin 1901. Sipas shkencëtarëve, mekanizmi përbëhet nga të paktën 30 ingranazhe bronzi të vendosur brenda një kase druri, ndërsa në pjesën e përparme dhe të pasme ka disqe bronzi.Këto disqe përdoreshin për të llogaritur lëvizjen e yjeve dhe planetëve. Shkencëtarët besojnë se mekanizmi është përdorur për të përcaktuar datën e saktë të fillimit të Lojërave Olimpike: pajisja llogariti saktë ciklin 4 vjeçar.

Dhëmbi Denisovan

Image

Një dhëmbë dhe një kockë gishti e një njeriu arkaik u gjetën në shpellën Denisova pranë Biysk. Shkencëtarët janë të mendimit se ky zbulim arkeologjik është më shumë se 50 mijë vjet i vjetër.

Pompei

Image

Duke qenë një koloni romake, ky qytet ishte një port dhe resort turistik i lulëzuar me vila të shumta, tempuj, teatro dhe banjo.  Qyteti kishte një amfiteatër, forum dhe bazilikën. Popullsia e tij ishte rreth 20 mijë njerëz në momentin e shpërthimit të vullkanit në malin e Vezuvit më 24 gusht të vitit 79 pas Krishtit.  Pompei u zbulua në vitin 1599 nga Domenico  Fontana, por gërmimet filluan vetëm në vitin 1748.

Shpella Lascaux

Image

Kjo shpellë u zbulua nga 4 të rinj më 12 shtator 1940. Në të ka më shumë se 2000 figura të kafshëve, dreri mace, zogj, rinoqeront etj, njerëz dhe shenja të tjera abstrakte.  Studiuesit mendojnë se njerëzit nuk jetonin atje, por e vizitonin atë periodikisht vetëm për qëllime të pikturave që vizatonin.

Guri Rosetta

Image

Guri Rosetta është një pllakë granodiorite e cila u gjet në Egjipt në vitin 1799 dhe daton në vitin 196 para Krishtit. Një dekret që nderon Mbretin Ptolemeu V është i gdhendur në gur me hieroglifet egjiptiane dhe nga greqishtja e lashtë./Syri.net

Machu Pichu

Image

Kjo kala e njohur inkaso dhe faltorja historike e Perusë u themeluan rreth viteve 1440 dhe ekzistuan deri në 1532. Ajo u zbulua nga historiani amerikan i Universitetit Yale,  Hiram Bingham. Rrënojat piktoreske të Machu Pichu janë shembulli më i mirë i ndërtimit të gurit të qytetërimit Inkas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco