Misteret që po çmendin shkencëtarët

Misteret që po çmendin shkencëtarët

18:38, 03/01/2017
A+ Aa A-

Misteret që po çmendin shkencëtarët

Një nga çudirat e vetme nga periudha antike që akoma ekziston është varreza e madhe. Ekspertët vlerësojnë se ajo është ndërtuar 2.540 vjet para epokës së Krishtit.

Ekzistojnë disa mistere të njohura, që me qindar vite merren mendjendriturit. Nëse doni misticitet atëhere me siguri keni dëgjuar për ato, mirëpo, siç thotë njëproverbë popullore “përsëritja është nëna e dijes”, ndaj do tu paraqesim në vijim se për cilat mistere është fjala, që në rrugëtimet e tuaja të mendoni ti vizitoni dhe të përpiqeni të njiheni me sekretet që ruajnë ato.

Petra, Jordani

“Qyteti i humbur”, ashtu e quajnë shumica, që në vete mban  mijëra shtëpi, varre, palate, saraje dhe vende të shenjta, por edhe teatër që mund të pranojë tre mijë spectator. Fakt është që Petra është qytet magjik, i ndërtuar në shkëmb që duket si destinacion përrallor destinacion nga përrallat, por edhe themelimi e formimi i tij është një nga misteret e pashpjegueshme botërore. Besohet se qyteti është ndërtuar në shekullin e parë para epokës së Krishtit që edhe sot e kësaj dite fshehë misteret e shumta.

Stonehenge, Angli

Stonehenge është mbuluar me shumë mite e legjenda. Besohet se është ndërtuar në periudhën ndërmjet shekullit të 4 dhe të 3 para epokës së Krishtit, por askush nuk e din se në çfarë mënyre dhe çfar në të vërtetë paraqet. Edhe pse për ate ekzistojnë shumëteori, Stonehenge është akoma në listën e mistereve të pa zgjidhura.

Piramida e Keopsit në Gizë, Egjipt

E vetmja çudi e botës antike që ekziston edhe sot është në të vërtetë varreza e madhe. Ekspertët vlerësojnë nse ajo është ndërtuar 2.540 vjet para Krishtit, ndërsa piramida konsiderohet ndërtesa më e lartë e ndërtuar nga dora e njeriut pa teknologji modern. Piramidat në Gizë ( edhe dy të tjerat, e jo vetëm e Keopsit) edhe sot e kësaj dite konsiderohen mistere, sepse askush nuk ka mundur të sqarojë se si njerzit kanë mundur të rendisin dhe të palojnë blloqe aq të mëdha guri, që edhe sot u bëjnë ballë kohërave.

Atlantida qyteti i zhdukur

Për herë të parë këtë qytet e përmend Platoni, që para 4.400 vjetëve, si ishull (ujdhesë) në të cilin jeton një civilizim i avansuar. Sipas legjendës, besohet se Atlantida ka ekzistuar deri sa nuk e ka shkatërruar një katastrofë natyrore, ngjashëm me ndonjë tërmet ose përmbytje. Besohet se që atëhere është shëndërruar në “mbretëri nënujore” që e mbrojnë sirenat, ndërsa në pyetjen se ku ndodhet ky qytet, kurrë nuk është marrë një përgjigje, edhe pse një kohë edhe Adriatiku është konsideruar si vend i Atlantidës.

Mbretëria Inka

Mbretëri e fuqishme që edhe sot është një nga misteret e mëdha botërore, e kjo mbretëri ekziston ndërmjet viteve 1.200 dhe 1.535 në Amerikën Jugore. Kryeqyteti modern i tyre ka qënë në maje të malit të pakalueshëm, dhe sot njihet si Machu Picchu. Qyteti gjatë asaj kohe ka qënë i veçantë, duke pasë parasysh sistemin e ujitjes dhe kanalet, ndërsa kreacionin e qytetit si dhe zhdukjen  e civilizimit të tërësishëm edhe sot e kësaj dite e vlerësojnë dhe e konsiderojnë si mister.

Trekëndëshi i Bermudeve

Trekëndëshi i Bermudeve konsiderohet si “përgjegjës” për zhdukjen e shumë anijeve dhe aeroplanëve dhe besohet se ky numër tani është rritur në 140, ndërsa numri i udhëtarëve arrijnë në 1.400. Shumica këtu mendojnë dhe besojnë për sqarime mbinatyrore. Shkencëtarët deri më tani nuk kanë ofruar asnjë përgjigje konkrete pos tregimeve për valët e larta magnetike në këtë rajon që ndryshojnë brenda disa sekondave. Sidoqoftë, Trekëndëshi i Bermudeve është një nga misteret më të njohura botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco