Histori e pabesueshme /Të gjithë e dinin të vdekur, gruaja rikthehet pas 40 vjetësh në shtëpi

Histori e pabesueshme /Të gjithë e dinin të vdekur, gruaja rikthehet pas 40 vjetësh në shtëpi

18:10, 03/01/2017
A+ Aa A-

Një 82 vjeçare, e cila besohej se kishte vdekur prej më shumë se 40 vitesh, u shfaq papritur në derën e vajzave të saj. Gruaja ra në koma pasi u pickua nga një gjarpër, por u përmend kur familja e saj, besonte se kishte vdekur,dhe e kishin hedhur në një lumë.

Gruaja e identifikuar me emrin Vilasa tha se u shpëtua nga peshkatarët nuk mbante mend emrin dhe jetoi larg familjes për 40 vjet, derisa papritur nisi t’i rikthehej kujtesa. Historia e saj nisi në 1976-ën, kur shkoi për të punuar në arë në fshatin Inayatpur, të Indisë.

Ajo u pickua nga një kobra e zezë dhe u dërgua tek një mjek popullor në fshatin fqinj. Pasi nuk mundi ta shpëtonte, ai e shpalli të vdekur dhe trupi i saj u hodh në lum, në një ceremoni sipas traditës. Por Vilasa u gjet nga peshkatarët e zonës, që kuptuan se ajo ishte ende gjallë.

Ata e dërguan gruan në një tempull ku ajo u zgjua, por nuk mbante mend asgjë dhe për pasojë qëndroi aty. Vajzat e saj Ram Kumari dhe Munni, duke folur për mediat e zonës u shprehën të habitura kur panë nënën e tyre para derës së shtëpisë. Ato e njohën nga një shenjë që kishte që në lindje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco