NASA: Pamjet e fotografuara në Mars janë të vërteta

NASA: Pamjet e fotografuara në Mars janë të vërteta

16:45, 25/12/2016
A+ Aa A-

Më 1976, Shtetet e Bashkuara dërguan disa sonda në Mars, të njohura si Viking 1 dhe Viking 2. Viking 1 u lançua më 20 gusht, 1975 dhe Viking 2 u lançua në shtator të vitit të njëjtë.

Që të sondat fotografuan sipërfaqen e Marsit nga orbita, dhe njëra nga to studioi planetin nga sipërfaqja.

E para preku sipërfaqen e Marsit më 20 korrik, 1976 dhe e dyta disa muaj më vonë. Objektivat kryesore të tyre ishin që të nxirrnin imazhe në rezolucion të lartë, për të shikuar për dëshmi të jetës.

Përderisa Viking 1 ishte duke qarkulluar në planet, ai vërejti diçka që i ngjante fytyrës së njeriut. Një kokë e madhe, rreth 2km nga fillimi në fund, u pa në kamerë nga një rajon i Planetit të Kuq i quajtur ‘Cydonia’.

Edhe një piramidë u pa gjithashtu. Pyetja është, e dinte NASA këtë prej vitit 1976? Sipas disa shkencëtarëve që punuan në agjenci, NASA nuk është gjithmonë “e ndershme”.

Për shembull, Bob Dean, një i pensionuar nga Ushtria Amerikane që shërbeu gjithashtu edhe në NATO si analist i inteligjencës, dha një ligjëratë për pamjet që u mbajtën fshehur për dekada.

“Zonja dhe zotërinj, qeveria ime dhe NASA fshiu 40 pjesë të filmit në Programin Apollo – fluturimit në Hënë, fluturimit përreth Hënës, uljes në Hënë dhe më shumë. Ata fshinë 40 pjesë të filmit nga këto ngjarje. Po flasim për disa pamje individuale që u kapën dhe që autoritetet përcaktuan se nuk keni të drejtë t’i shihni. Jam nervozuar. Jam një komandant i pensionuar. Nuk njihem si person që kam shumë durim”, kishte thënë ai.

Ai është njëri nga njerëzit e shumtë që po e akuzojnë NASA-n se fshiu këto dëshmi. Qeveria ruse e bëri të njëjtën vitin e kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco